Ish-kryeministri Boris Johnson ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Britaninë e Madhe se emigrantët e paligjshëm do të dërgohen në Ruanda deri sa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil.
Përmes një postimi në Twitter, ai deklaron se është “lajm i mirëpritur” që Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të Ruandës është e ligjshme.
“Është lajm i mirëpritur që Gjykata e Lartë ka vendosur që politika e Ruandës është e ligjshme. Është një nga mënyrat e vetme njerëzore për t’u marrë me bandat që trafikojnë njerëz që po shfrytëzojnë kaq shumë njerëz”, shkruan Johnson.
Ditën e sotme, Gjyqtarët në Gjykatën e Lartë të Britanisë vendosën se plani i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda, është i ligjshëm.