Elisa Spiropali tall leshtë me qytetarët dhe opozitën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elisa Spiropali tall leshtë me qytetarët dhe opozitën

14:26 | 01/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Pas ministrit të Brendshëm, përshkallëzimi i aksionit opozitar dje në parlament u dënua edhe nga institucioni i Kuvendit – drejtuar nga Elisa Spiropali – që përmes një reagimi qesharak e cinik pretendon se Kuvendi “mishëron vullnetin e popullit”.

Deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin normal të seancës plenare të hënën si shenjë revolte për burgosjen politike të ligjvënësit Ervin Salianji, teksa bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit.

Në një reagim këtë të Martë, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha i kërcënoi duke u kujtuar kamxhikun e procedurave ligjore. Ndërsa më pas, institucioni i Kuvendit i drejtuar nga Elisa Spiropali njoftoi se do u mbajë pagat deputetëve të opozitës si kompensim për karriget e djegura.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Në reagimin e Kuvendit, thuhet se institucioni “mishëron vullnetin e popullit” dhe se “karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve”.

Një reagim cinik ky nga institucioni i drejtuar nga Spiropali, që prej vitesh të zgjatura tashmë është kthyer në një zgjatin të Partisë Socialiste të Edi Ramës. Ushtarët politikë të Ramës ngrenë kartonat dhe miratojnë gjithë projektligjet që rikthyesi i dënimeve politike kërkon. Asnjë nismë ligjore e iniciuar nga opozita nuk ka marrë dritën jeshile gjatë qeverisjes Rama. Pra, më shumë se sa përcaktimi letrar donkishotesk se “mishëron vullnetin e popullit”, Kuvendi de facto miraton mishëron vullnetin e udhëheqësit Edi Rama.

Përcaktimi se u dogjën pajisje të blera me taksat e shqiptarëve është një tjetër tallje cinike që u bëhet qytetarëve, të cilët me raporte del se vidhen çdo vit me shifra të frikshme nga të gjithë institucionet e ngritura për tu shërbyer, qendrore dhe lokale. Shqiptarëve u merret toka publike dhe u jepet oligarkëve, procedurat tenderuese janë kthyer në pazare të qelbura. Prona dhe paratë publike janë një koncept i vrarë nga qeveria Rama. Tashmë të tjetërsuara në pronën e partisë shtet me në krye Edi Ramën dhe buxhetin e shtetit të tij personal.

Sikur të mos mjaftonin këto, të nënshtruarit e udhëheqësit tallin leshtë me qytetarët, duke folur për realitete paralele.

Reagimi

Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.

Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.

Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e Tij.

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Berisha për ndërkombëtarët: Burgosja e Salianjit, aktakuzë ndaj atyre që mbrojnë narkoregjimin

Berisha për ndërkombëtarët: Burgosja e Salianjit, aktakuzë ndaj atyre që mbrojnë narkoregjimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com