Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj grekëve, pas “Eurovision 2018”, ku përfaqësoi Qipron. Eleni u sulmua për simbolin e shqiponjës që bëri me këngëtarin shqiptar, Eugent Bushpepa.
Në një prononcim për një televizion grek, këngëtarja ka thënë se është shokuar dhe lënduar shumë nga deklaratat e bëra kundër saj.
“Gjithë këto emisione më bën mbeturinë vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racistë që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frikë të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqinë”, u shpreh Eleni Foureira.