Dy vëllezër kanë vdekur në rrethana akoma të dyshimta dhe për motive ende të panjohura.
Rastin e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë në Gjakovë Lumni Graishta.
Ai ka bërë të ditur se vdekja e tyre është konstatuar edhe nga mjekët.
“Policia ka marrë informacion se janë dy vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.
Raportohet se rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Policia tashmë ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po bëhen ekzaminimet e vendit të ngjarjes.
The post Ekzekutohen dy persona në qytetin shqiptar? appeared first on 27.