Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi ekzekutimi me shotgan i biznesmenit 75-vjeçar, Lulash Qepuri, i cili shkoi në gjendje të rëndë në spital. I moshuari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë në spital. Sipas informcioneve të siguruara, një person është futur në lokalin e viktimës dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj 75 vjeçarit.
Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli.Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pasi në plazhin e Velipojës ndodhi një plagosje.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








