Ekzekutimi i taksistit në Prezë, jepet vendimi për dy vëllezërit Shera – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i taksistit në Prezë, jepet vendimi për dy vëllezërit Shera

21:29 | 09/02/2022
në Shqiperi
0

Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera që akuzohen për vrasjen e taksistit Abdulla Budlla në Prezë ngjarje e ndodhur 2 vite më parë, janë dënuar me 37 vite burg. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës. Vëllezërit Shera u arrestuan pak ditë pas ngjarjes. Njëri prej tyre, Sajmir Shera ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes ku ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me breshëri kallashnikovi ndaj 71-vjeçarit, ndërsa vëllai i tij ka luajtur rolin e shoferit. Referuar dëshmisë së 30-vjeçarit Saimir Shera për të mos lënë gjurmë kallashnikovin e kishte futur që gëzhojat të mbeteshin aty dhe jo në vend ngjarje teksa shtoi se pas ngjarjes armën e ka hedhur në një kamion skrapi në Fushë Krujë. “Kam qëlluar unë mbi 71-vjeçarin, ndërsa vëllai ishte shofer. Nuk mund të vazhdonte më ajo histori pasi më ngacmonte nënën dhe këtë e dinte gjithë fshati. Kohët e fundit mësova se Budlla kishte ngacmuar dhe motrën dhe në këto kushte mora kallashnikovin dhe ika e vrava. Armën e futa në një thes që gëzhojat të binin brenda thesit për të mos lënë gjurmë. Pas ngjarjes armën e hodha në një kamion skrapi në zonën e Fushë-Krujës”, ka thënë ai.

Ngjarja

Vrasja e Abdulla Budlla 71-vjeç me armë zjarri kallashnikov, ndodhi pasditen e 3 gushtit 2020 në Fushë-Prezë, në kryqëzim me rrugën e Rinasit. Mësohet se 71-vjeçari me banim në fshatin Ahmetaq të Prezës pasi është qëlluar me kallashnikov, është gjetur në anë të rrugës sipër një fuçie pa shenja jete, në vendqëndrimin e taksive pa licencë. Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur jashtë makinës së tij, çka ngre dyshime se diçka e ka bërë atë të dalë nga mjeti, një pritë, një telefonatë apo diçka tjetër. 71-vjeçari mbeti i vdekur pasi u qëllua me 7 plumba kallashnikovi në trup, teksa kishte parkuar mjetin në anë të rrugës. Mjeti me të cilin viktima punonte, ka qenë e tipit “Renault”, nga ku më pas është qëlluar në largësinë 3-4 metra duke mbetur i vdekur. Prej vitesh Abdulla Budlla punonte në të zezë si taksist, ndërsa në vendngjarje policia nuk gjeti asnjë gëzhojë. Autorët kryesorë të ngjarjes, vëllezërit Shera gjatë atentatit janë treguar të kujdesshëm për të mos lënë prova në vendngjarje duke qëlluar nga një makinë në ecje dhe të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda në mjet . Mësohet se të rinjtë janë arrestuar ditën enjte datë 7 gusht, të cilët kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budllës duke thënë se e kanë bërë për të ruajtur nderin e familjes, pasi viktima i ngacmonte nënën dhe motrën. Për të njëjtën arsye vëllezërit Shera ishin konfliktuar dhe më parë me viktimën, por sipas tyre ai vijonte t’i ngacmonte familjarët e tyre. Viktima Abdulla Budlla rezulton të jetë baba i tre djemve, dy prej të cilëve jetojnë jashtë vendit, ndërsa i treti punon taksist në Aeroportin “Nënë Tereza.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Etiketa: Abdulla Budllavrasje

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Sulmohet autobusi i KB Prishtinës

Sulmohet autobusi i KB Prishtinës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com