Ekspozita Antropo-Fenomenologji e Oltsen Gripshit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspozita Antropo-Fenomenologji e Oltsen Gripshit

11:04 | 28/10/2016
në Gossip
0

Epistolate Konceptuales

Bota, universi u krijua nga një marrëdhënie dashurore, nga një ngjizje e përsosur […]

Nga Oltsen Gripshiimmagine-106

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Mendoj që kjo ekspozitë do të përcjellë mesazhe domethënëse për publikun, i cili do të shohë, ndjenjë dhe do perceptojë nga afër një univers krejtësisht të veçantë. Një përqasje artistike origjinale, e cila në qendër të saj ka njeriun (ndonëse jo si një aktor direkt) si krijues i antropo-fenomenologjive dhe njëkohësisht përjetues i tyre. Një ndërthurje midis elementeve antropologjikë të shoqërisë shqiptare dhe fenomenologjive të shoqërisë të fillim mijëvjeçarit të tretë.immagine-032

I frymëzuar nga Konceptualizmi i filozofisë mesjetare të Abelardo-s, si dhe nga Arti Konceptual i viteve ’60 të shekullit XX, mbërrij sot të konkretizoj ngjyrat e botës time të brendshme nëpërmjet konceptuales në portretizimin e realitetit si dëshmitar i kësaj kohe; i kohës tonë, i kohës që gjëmon furishëm me dinamizmin, i cili karakterizon të tashmen, por kurrsesi nuk harron të shkuarën…

* Kjo është pikënisja e mendimit tim, e konceptit tim dhe e konceptualizmit midis antropologjisë kulturoro-sociale shqiptare dhe fenomenologjisë pa kufinj e vendndodhje; një përqasje kjo sa origjinale aq dhe e guximshme, që kërkon të shkrijë në një të vetme copëza nga antropologjia shqiptare me fenomene të ndryshme universale, pagjuhë dhe entitet.immagine-454

“Antropo-fenomenologji”

Kjo kompozitë mbiemërore më ka ngacmuar gjithmonë ndërgjegjjen për të krijuar diçka. Një diçka si produkt i gërshetimit të idesë me mendimin (konceptin) ku realja dhe surrealja marrin dhe japin nga njëra-tjetra. Ideja dhe mendimi, një lojë fjalësh, e cila depërton thellë në shqisat perceptuese brenda mureve të qelqta të unit tim; un që kriset, gati-gati shkërrmoqet e që braktis kryeneçësinë e të qëndruarit larg dhe indiferent përballë fenomeneve të së përditshmes. Nis të reflektoj, të gërrmoj dhe të hulumtoj se si mund të bëhem denoncues i këtyre fenomeneve apo pse jo idealizues i tyre.ndergjegja-dikotomike-pikture-instalacion-2016

Ky është dhe tezgjahu, i cili tjerr në vazhdim marrëdhënien midis meje dhe konceptuales. Një marrëdhënie dashurore, por edhe urretjeje, sepse mua më pëlqen e bukura dhe estetika në formësimin e veprave të mia, ndërsa konceptualja më këshillon të braktis këtë ndjesi sipërfaqësore démodé dhe t’i kushtohem thellësisht e më shumë mesazhit (konceptit) me të cilin do të komunikojë vepra. Fundja “Arti është për të trazuar vetëdijen e shoqërisë, shkenca për ta siguruar atë” G. Braque.

Në këto rrethana nëpërmjet veprave të paraqitura në këtë ekspozitë u mundova t’i shmangem masës egoiste, e cila mendon vetëm për vete dhe të ndalem e të reflektoj mbi fenomenet e ndryshme që na rrethojnë dita-ditës qofshin ato si pjellë e shoqërisë egoiste që i ngjiz, natyrës apo supersticioneve që na pushtojnë vëmendjen, duke u bërë padrejtësisht pjesë e përditshmërisë tonë sa të vakët kulturalisht aq dhe të zymtë ekonomikisht […]. Veprat prezantohen të sinqerta dhe modeste për t’i dhënë përparësi më shumë fuqisë së mendimit sesa pamjes estetike të tepruar (ekstravagante).

…Magjia dhe madhështia e mesazheve konceptuale të artit bashkëkohor janë shumë të fuqishme, pothuajse kapin në befasi edhe vetë artistin…

Vetëvrasja e depresionit, instalacion 2016
Thashethemet memece, vaj në kanavacë 2016
Spaç, instalacion, 2016
Ndërgjegjia dikotomike, pikturë-instalacion, 2016
Etiketa: Ekspozita Antropo – FenomenologjiOltsen Gripshi

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Pak fjalë krenarie për Çamërinë

Pak fjalë krenarie për Çamërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com