Instituti i Ndërtimit ka arritur në konkluzionin se pallati 10 katësh që u përfshi nga flakët në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë është i pabanueshëm.
Instituti e konsideron godinën të rrezikshme për jetën e banorëve dhe sugjeron që t’i nënshtrohet restaurimit.
Sipas ekspertizës së Institutit të Ndërtimit, zjarri nuk ka dëmtuar vetëm fasadën, ashtu sikundër pretendohej në ditët e para të ngjarjes, por dëme janë shkaktuar edhe në kolona, çka e bën të pabanueshëm.
Po ashtu do të Instituti sugjeron të përforcohen elementët strukturorë si, trarët, soleta dhe kolonat.
Deri në momentin e restaurimit, ndërtesa konsiderohet me rrezikshmëri për jetën e njerëzve dhe e pa përdorshme.














