Nga: Artan Fuga
Papunësia e të diplomuarve e grriu rininë. E para, sepse sapo hyjnë në universitete, të rinjtë e dinë që për profilin ku studjojnë kanë shanse vetëm 1 në 1000 për të gjetur punë.
E dyta se edhe këtë shans kaq të vogël nuk e marrin dot duke mësuar sa më mirë, por me mik ose me lekë.
E treta, edhe shkollat universitare, duke mos ditur se çfarë punësh ofron shoqëria për të diplomuarit nuk di se çfarë njohurish t’u japë dhe çfarë profilesh të zhvillojë. Burokracia shtetore pranon profile më tym pa ditur se kujt i duhen dhe për çfarë duhen.
Këtu lulëzojnë ca mashtrues firmash piramidale financiare që shesin diploma si letër se për gjë nuk duhet ajo diplomë. Me lekët që fitojnë tërheqin pêr hundësh ca burokratë të korruptuar deri në palcë. Votojnë ligje, nxjerrin vendime, ndalojnë vendime, etj.
E treta ju ikin vitet e jetës të rinjve duke u fërkuar nëpër banga shkolle duke u vjetruar aty në vend të marrin rrugët e jetës. Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele. Turp, turp, turp. Këtu ka plasur cipa e turpit! Pse nuk punëson Shqipëria sot?
E para, sepse pjesa më e madhe e ekonomisë është familjare, punojnë arën e kopshtit rreth shtëpisë me vegla mijravjeçare të gjetura në varre ilirësh ose dyqane ku shiten pula të prishura e babi fërkon barkun te banaku. A mund të mendohet që kjo lloj ekonomie të punësojë sociologë, kimista, inxhinjera?
E dyta, sepse gjoja kemi hyrë në ekonomi shërbimesh. Ku ka fabrika, uzina, investime të mëdha në ekonominë prodhuese? Inxhinjerë hekurudhash, kimistë, inxhinjerë druri, e ku e di unë!!!
Ne kemi një ekonomi ku vetëm tabela e shumëzimit duhet. Dhe kjo vetëm për numrat natyralë të plotë se ata me presje dhjetore është fakultative. Ekonomi injorante. Cfarë nevojë ka ekonomia e injorancës për universitete?
E treta sepse dhe ato pak sipërmarrje që kanë një lloj moderniteti, ca banka, shoqëri telekomunikacionesh, a ku e di unë kanë shumë pak vende pune, sa për çunin e xhajës dhe gocës e hallës…
Ju të tjerët çfarë doni mo???
E katërta sepse vende pune ka ndonjëherë, por ato janë për skllevër, në miniera si të kohës të Mbretëreshës Teuta, në gurore si ato ku u revoltua Spartaku dhe filloi kryengritjen e skllevërve, në bujqësi ku duhet të prashishës qepërt e gjyshit me pirunj të kohës të bronxit.
Pse budalla është një i ri dhe e re që pasi ka bërë masterin të shkojë të punojë si skllav për dy lekë, pa asnjë të ardhme. Te ne ndodh më thoshte një i ri në pishinë dje që qiraja e dhomës ku jetoj është më e madhe sesa rroga që marr si ruajtës kalamjsh të pasurish që mësojnë not!
Yyyy, hipokritë! Shumë mirë që nuk shkojnë të punojnë në punët e turpit.
Jo se puna është turp, por sepse rinia shqiptare meriton punëra të kohës dhe ka të drejtë t’i pretendojë ato. Pse çarçafë nëpër hotele do të shtrojë një zonjushë që ka bërë master për diversitet kulturor?
Pse pica me mish të grirë ariu do të shërbejë një djalosh që ka mbaruar studimet për filozofi?
Ikni ore tutje??? Punët e turpit! Ekonomia e injorancës u kërkon të shkojnë në punë turpi të rinjve me diploma universitare! Turp!