Edhe klipin e pagova vetë në Eurovision – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edhe klipin e pagova vetë në Eurovision –

08:03 | 10/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Këngëtarja Ronela Hajati, e ftuar në “Më lër të flas”, rrëfeu si asnjëherë më parë, përjetimet nga kritikat e marra për përfaqësimin në “Eurovision”.

Ronela, që përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, vitin e kaluar, u shpreh e lënduar për “lumin e vërejteve” sikurse e cilësoi, që dëgjonte teksa qëndronte në Itali.

“Nuk kam folur asnjëherë për Eurovisionin, sepse e kam mbajtur për vete. Kur kam qenë, kam parë një lum kritikash, vërejtjesh. E kam kënduar atë këngë kudo në Evropë, ndërsa këtu shumë njerëz më kthyen shpinën. Të gjithë e dinë si jam unë në skenë. Çdo gjë që do të bëja ishte e mirëmenduar. Por, ai nuk është një festival i këngëve kombëtare, nuk është një vend ku duhet të këndosh një këngë që të përfaqësojë traditat apo kulturën e shtetit tënd. Është një festival esktramodern, jashtë çdo pritshmërie. Mbase tingëllon egoiste, por unë atje kam menduar të bëj show për emrin tim”.

Sipas saj, stafi i Radio Televizionit Shqiptar, nuk i dha buxhetin e kërkuar, madje pagoi vetë për klipin prezantues apo edhe qëndrimin në hotel.

“Marrëdhëniet që kam pasur atë vit me stafin e RTSH-se, kanë qenë shumë të serta. Unë doja një skenë gjigante, por si buxhet, nuk m’u dha kurrë. Unë u detyrova që edhe klipin përfaqësues, ta paguaja vetë. Të shikoje shtetet e tjera në çfarë hotelesh rrinin, ne qëndruam në një motel në periferi, sa që fansat nuk dinin ku të na gjenin. Nuk mora kurrë një mesazh nga drejtori, as një ‘suksese’. Nuk kam pasur asnjë lloj mbështetje. Është turp, jo për të ardhur keq. Ne duhet të rrinim edhe katër ditë derisa të mbaronte Festivali, ata ikën dhe unë ndjenja vetëm”.

Më lanë në mes të katër rrugëve, unë pagova hotelet e gjithçka vetë, rrëfeu Ronela me lot në sy.

“Nuk e kuptova se përse ndodhi, sepse unë jam përpjekur me të gjithë dashamirësinë, u mundova shumë që të dilte sa më bukur. Unë pata shumë gabime që i bëra atje, e pranoj. Mund të dilte performancë më e ngjashme me atë në RTSH. Atje këndoje para 30 mijë personave çdo dy ditë. Gjithë ai gëzim i madh, ti harron që nuk duhet ta lodhësh zërin. Por, mbështetja nga ata që duhet të më mbështesin, kanë qenë zero”.

Ajo e cilëson të neveritshme mënyrën se si është gjykuar në median shqiptare. Gjatë Festivalit, në Shqipëri bëheshin emisione, ku të ftuarit vetëm më shanin, tha artistja gjatë intervistës.

“Çdo ditë, këtu bëheshin emisione, ku kishte njerëz që thoshin ajo vajza në fëlliqi, na turpëroi, doli e zhveshur. Nuk dua ta kujtoj se më mbushen sytë me lot, por ka qenë e neveritshme të merresh me një artiste, kur të gjithë e kanë ditur që ka qenë e mirëmenduar. Të mblidhen edhe emisione politike, për të sharë mbarë e prapë një artiste. Mirë apo keq, kënga ime është e vetmja që është shndërruar në hit. Sot e kësaj dite, vazhdon edhe luhet në çdo club. Por, ne suportin ndaj njëri-tjetrit e kemi zero, është për të ardhur keq. M’u duk sikur dështova, thashë karriera ime ka mbaruar”.

Ndërkohë, artistja e disa hit-eve, tregoi më shumë për albumin e saj të ri “Bardh e zi” dhe arsyen përse zgjodhi këtë titull.

“Të gjitha videot janë bardh e zi, në shpirtin tonë, ka edhe të bardhë, edhe të zezë. E gjithë jeta jonë, sado që ka ngjyra, edhe ne vetë duam ta shohim ndonjëherë bardhë e zi. Muaji dhjetor është muaji tipik, që sado ka ngjyra të bukura, ka njerëz që ndihen vetëm bardhë e zi. Por, këto këngë, kanë shumë ngjyra brenda”.

Por, kush e frymëzon Ronela Hajatin?

“Njeriu frymëzohet nga ndjesitë që përjeton. Por, nuk kam këngë, që të them këtë e kam për x person. nuk kam bërë dedikime të tilla, por marr inspirim nga jeta e përditshme. Edhe nëse ka ndonjë gjë personale, unë e 10-fishoj në tekst”, u përgjigj 34-vjeçarja.

Read more

Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm –

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj –

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së –

Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës –

Të Lidhura

nga 27
10:31 | 19/01/2026
0

Një aksident i rëndë hekurudhor ka tronditur Spanjën pasditen e së dielës në rajonin e Andaluzisë, duke shkaktuar vdekjen e...

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj –

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj –

nga 27
10:17 | 19/01/2026
0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Gjorëm të Laçit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe...

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së –

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së –

nga 27
09:59 | 19/01/2026
0

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të dorëzohen dosjet përfundimtare për rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës –

Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës –

nga 27
09:45 | 19/01/2026
0

Del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më parë. Gjykata...

Para
Stuhi dhe tornado në SHBA, gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur –

Stuhi dhe tornado në SHBA, gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm –

Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm –

10:31 | 19/01/2026
Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj –

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj –

10:17 | 19/01/2026
Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së –

Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së –

09:59 | 19/01/2026
Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës –

Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës –

09:45 | 19/01/2026
Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura –

09:31 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm –
  • Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj –
  • Dorëzohen sot dosjet përfundimtare në ‘Speciale’ për ish-krerët e UÇK-së –
  • Drejtori i ri në gjendje të rëndë përfundon në spital, ish-drejtori para gjykatës –
  • Pushteti qendror apo bashkitë? Konflikti i kompetencave që fundos zonat e përmbytura –
  • Kërkonin investime deri në 200 mijë euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksidenti hekurudhor në Spanjë/ Shkon në 39 numri i viktimave, ministri i Jashtëm: Jashtëzakonisht i çuditshëm –
  • Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat, nisen drejt Traumës tre të rinj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com