Një 11-vjeçare ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën. E mitura është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por nuk ka arritur t’i mbijetojë ngjarjes. Ende nuk bëhet me dije identiteti i 11-vjeçares apo rrethanat në të cilën ndodhi ngjarja e rëndë.
“Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...







