Pas zbardhjes së vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço, i cili u mbyt me litar nga tre persona dhe më pas u hodh në rezervuar në Maliq, flasin dhe familjarët e tij. Motra e 26-vjeçarit, e cila jeton në Greqi ka treguar telefonatën e fundit me të vëllanë, tre ditë para se të zhdukej dhe më pas të gjendej i vrarë.
Ajo ka treguar se i riu u kishte treguar se e kërcënonin disa persona, por jo se kush ishin ata, apo motivin që kishin.
Ajo ka rrëfyer se babai i tyre, ndodhet tani në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korcës, pas ngjarjes tragjike. Ishte ai i pari që më 15 qershor denoncoi në polici largimin e djalit nga banesa dhe zhdukjen e tij.
“Vellai me ka marre ne tel 3 dite para se te zhdukej. Qante dhe me thoshte qe jam i merzitur sepse me me kercenojne disa persona.
Por nuk me tregonte se me ke kishte konflikt dhe cilet ishin personat qe e kercenonin.
Ishim ne dijeni te lidhjes me nje vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar qe e kercenonin disa persona por arsyet dhe emrat ë tyre nuk na i tregonte.
Vellai jetonte vetem me babane. Ky i fundit eshte në gjendje te rende psikologjike ne spitalin e Korces”, tha e motra e Martin Çeços.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...