Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në Vlorë, ku disa adoleshentë janë përleshur me njëri-tjetrin. Mësohet se nga sherri ka mbetur i plagosur një 14-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. 14-vjeçari është goditur me tullë pas koke. Adoleshenti është transportuar menjëherë në spital. Ndërkohë, policia po punon për kapjen e autorëve të plagosjes. Pritet që blutë e Vlorës të dalin me një informacion zyrtar lidhur me konfliktin mes bashkëmoshatarëve.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...







