Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Ilia Dilo Sheperi” në Tiranë.
Një 30-vjeçare dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati dhe për pasojë ka humbur jetën.
Sipas policisë, familjarët kanë deklaruar se e reja vuante nga depresioni.
“Dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në rrugën ‘Ilia Dilo Sheperi’, shtetasja E. Sh., 30 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Familjarët e saj kanë deklaruar se vuante nga depresioni”, thuhet në njoftimin e Policisë.










