Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë mëngjesin e sotëm, ku mësohet se një grua ka lindur fëmijën dhe më pas e ka futur në një valixhe. Për pasojë, foshnja ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit ndërsa, nëna e fëmijës, e cila dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor, e ka lindur fëmijën në shtëpi ku jetonte e vetme.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë, por policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.