Një i moshuar 80-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur në rrjedhjen e lumit Drino në Gjirokastër, në afërsi të Urës së Subashit. PMNZSH Gjirokastër, kanë bërë të mundur shpëtimin e tij dhe transportimin drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.
I moshuari, Prokop Marku, 80 vjeç nga fshati Hundkuq kishte dëmtime të lehta dhe thyerje gjymtyrësh në momentin e shpëtimit. Ende nuk dihen arsyet apo motivet që e detyruan të moshuarit të ndërmarrë një akt të tillë.