Një 59-vjeçar është mbytur në det, pasditen e sotme në Sarandë. Lidhur me ngjarjen e rëndë bëhet me dije nga polica se viktima është qytetari me inicialet Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”. 59-vjeçari ka humbur jetën teksa ishte duke u larë në det.
“Më datë 16.09.2022, në vendin e quajtur “Krahu i Shqiponjës”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd.”
Ndërkaq, është grupi hetimor ai i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.