Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Hollandë, pasi një kamion është përplasur me njerëzit që ishin mbledhur në një ‘barbekju’ në një zonë rezidenciale rurale në Rotterdam dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona.
“Në kohën e ngjarjes së rëndë, shumë banorë të zonës rezidenciale ishin mbledhur në një barbekju të hapur” – tha kreu i policisë së Rotterdam, mbrëmjen e të shtunës.
Të lënduarit po merrnin pjesë në një barbekju në klubin sportiv IJsclub de Kom, kur kamioni i goditi në mënyrë të pashpjeguar. Policia hollandeze thotë se po heton shkaqet e mundshme të daljes tragjike të kamionit nga rruga në qytezën Nieuë-Beijerland në jug të Rotterdam, që më pas u përmbys në një rrëpirë rreth orës lokale 19.00.
Të plagosurit u dërguan në spital për plagët e tyre ndërsa mediat tregonin pamje të mjetit të një kompanie spanjolle transporti të rënë me hundë në një reliev të ulët.
Shoferi megjithse i shokuar raportohej i palënduar dhe po merret në pyetje nga policia. Në vendngjarje shiheshin tavolina të përmbysura dhe objekte të shkatërruara të piknikut. Grupi i njerëzve raportohej se po mbanin festën e tyre të përvitshme, kur kamioni në mënyrë djallëzore erdhi me shpejtësi drejt tyre, shkruan e përditshmja vendase De Telegraaf.
Një numër i madh ambulancash erdhën në vendngjarje dhe helikopterë mjekësorë ishin dislokuar pe te plagosurit. Zv. kryebashkiaku i qytezës kishte ardhur në vendngjarje, raportonin mediat, te cilat shtonin se fillimisht policia po e trajton ngjarjen si një aksident.