Një fëmijë i moshës 12-vjeçare është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë. Viktima është gjetur nga familjarët rreth orës 14:00.
“Sot, rreth orës 14:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në shtëpinë e tij në fshatin Bequk të Vushtrrisë, është gjetur pa shenja jete viktima e moshës 12-vjeçare”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai shtoi se policia dhe ekipi mjekësor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së të miturit.