Një vogëlush 5-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrën më tragjike në Gateshead të Britanisë së Madhe, pasi në tentativën për të bërë për të qeshur nënën dhe babain e tij është asfiksuar teksa kishte futur kokën në një tollumbac në formë dinosauri.
Duke u përpjekur të dukej si ata dinosaurët, pas të cilëve ishte i fiksuar, Karlton Noah Donaghy 5-vjeçar si të gjithë fëmijët e moshës së tij nisi lojën që rezultoi më pas fatale.
“Ai më kërkoi të shkonte në tualet. Ai u fut në shtëpi, ndërsa ne ishim në kopsht për të marrë pak rreze dielli. Nuk e pashë të kthehej dhe hyra edhe unë në shtëpi. Por i vogli im ishte në tokë, me atë tullumbace të mallkuar të fryrë në formë dinosauri, të mbërthyer në kokën e tij, deri në qafë. Ai nuk merrte frymë. E hoqa menjëherë, por e pashë që ishte asfiksuar”, rrëfen nëna e tij Lisa Donaghey.
Fëmija ishte në koma për gjashtë ditë, nga 23 deri më 28 qershor dhe më pas vdiq më 29 qershor.
Ajo tullumbace që i mori jetën djalit ishte blerë disa ditë më parë në parkun “The Hoppings”, një park dëfrimi udhëtues, një nga më të mëdhenjtë në Evropë dhe që është jo shumë larg nga shtëpia e famijes Donaghy, në Newcastle-upon-Tyne.
“Karlton ishte i kënaqur me atë udhëtim në The Hoppings. Ai ishte i kënaqur teksa luante tek slita, rrota e Ferrisit dhe lojërat me ujë. Por ai nuk kërkoi t’i blinim asgjë. Për këtë vendosëm ta shpërblejmë me atë tullumbace në formën e një dinosauri, që i pëlqeu aq shumë”, kujton në lot nëna e tij.
Kur Karlton u gjet nga nëna e tij ai ishte shtrirë në dysheme. Me atë balonë me helium, gazin inert që ia ka marrë frymën deri në asfiksi. Familja, në fakt, menjëherë thirri një ambulancë, por duke pasur parasysh peshën e rastit, u vendos që fëmija të transportohej me helikopter shpëtimi në infermierinë Royal Victoria, ku ai u shtrua për gati një javë në njësinë e kujdesit intensiv.
Fatkeqësisht për të, megjithatë, nuk kishte asgjë për të bërë dhe më 29 qershor u vendos që të shkëputeshin pajisjet që e mbanin në jetë.
Nëna, e tronditur përgjithmonë nga vdekja e djalit të saj më të vogël, paralajmëroi në Facebook për dëmin që mund të shkaktojë thithja e vazhdueshme e heliumit: “Kujdes, është shumë e rrezikshme. Dua që prindërit, gjyshërit, asistentët e kujdesit për fëmijët, studentët të jenë të kujdesshëm në mënyrën se si e përdorin atë”.