Një vajzë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur nga mediat e huaja, ka hedhur në gjyq dy reperët e njohur Drake dhe Future pasi u përdhunua në një prej koncerteve të tyre, shkruan New York Daily News.
Kështu, 28-vjecarja ka denoncuar yjet duke i kërkuar 25 milionë dollarë sepse i kanë shkaktuar dëm fizik dhe psikologjik.
Sipas saj, masat e sigurisë ishin shumë të ulëta dhe ka ndodhur një sulm i tillë, që konsiderohet i tmerrshëm. Ngjarja e ndodhur në Nashville pritet të shqyrtohet nga ana e gjykatës.