Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë dalë në protestë përpara policisë kufitare në Vlorë, pasi policia u ka bllokuar mjetet lundruese.
Ata thonë se dokumentet e tyre janë verifikuar dhe kanë dalë të rregullta, por sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.
Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ja dalin dot t’i paguajnë.
Sakaq efektiv i policisë kufitare sqaron drejtuesit e mjeteve lundruese se do vijnë edhe përfaqësues të lartë të policisë Kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do ti lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det.
Teksa sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.