Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin paraditen e kësaj të hënë, rreth orës 11:50. Mësohet se 26-vjeçari, E.D është hedhur nga kati i katërt i pallatit dhe menjëherë më pas ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe policia po punon për sqarimin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 11:50, në lagjen “1 Maji”, Fier, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. D., 26 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-njofton policia.