Një lëkundje me magnitudë 3.8 gradë të shkallës rihter ka tronditur vendin pak minuta më parë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 117 kilometra larg Elbasanit dhe vetëm 11 kilometra nga Gjirokastra.
Me vetëm 2 kilometra thellësi, lëkundja që ra në orën 15:38 ka bërë që të ndihej në të dy qarqet.Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.