Një sherr midis dy personave ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Shupenzë, në vendin e quajtur “Ura e Sebenit”.
Ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në ngjarje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur arsyet e konfliktit.
Pritet që “blutë” të dalin me një informacion paraprak në lidhje me ngjajren.