Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Mësohet se një mjet tip “Peugeot” ka hipur mbi trotuar dhe ka përplasur rreth 10 kalimtarë.
Bëhet me dije se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Dëshmitarët okularë në vendin e ngjarës, thanë se skena ishte tepër e rëndë dhe kudo kishte gjak.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Pritet që blutë të dalin me një informacion paraprak në lidhje me aksidentin e ndodhur pak momente më parë.