Elena u godit 11 herë me një armë që përputhet me një thikë kuzhine. Njëra goditje rezultoi fatale pasi i preu enët e arteries subklaviane. Mirëpo, vdekja e vogëlushes nuk ndodhi menjëherë. Kështu bën me dije Prokuroria italiane mbi rezultatet e para të autopsisë së kryer ndaj vajzës së vrarë nga nëna e saj, Martina Patti, 23-vjeçare, e cila ka pranuar krimin.
Ndërkohë nëna e 5-vjeçares vazhdon të jetë në burg. Gjykata lëshoi një urdhër paraburgimi për vrasje të shumëfishtë me paramendim dhe fshehje të kufomës. Gjyqtarët kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse arma e vrasjes e përdorur ishte vetëm thika apo ajo ka përdorur edhe diçka tjetër.
Ka dyshime se nëna e 5-vjeçares organizoi gjithçka përpara se të sulmonte me thikë trupin e Elenës së vogël. Historia e shpikur e rrëmbimit nga tre persona të armatosur dhe me kapuç është dëshmi për hetuesit. Vdekja e vogëlushes dyshohet se ka ndodhur rreth orës 13:00 mirëpo duhen edhe disa ditë për të zbardhur të plotë krimin e rëndë.