Një 27-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.
Në pranga përfundoi Monika Shaqiri, të cilën gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 5 vjet burg. Shaqiri është arrestuar dhe pritet të vuajë dënimin në njëri nga burgjet tona.
“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 04.03.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale ”Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim”, bën me dije policia.