Më 18 qershor në Lezhë do të zhvillohet një koncert kushtuar këngëtarit të njohur, Gent Demaliajt. Trashëgimtarja e artistit të ndjerë, Edea, ka zgjedhur që këtë koncert ta mbajë në ditën e lindjes së të atit. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo dhe kitaristi Aurel Gjini kanë ndarë detaje lidhur me këtë event të rëndësishëm, i cili do të shfaqet edhe në Tiranë më datë 25.Dyshja treguan gjithçka nga rëndësia emocionale deri te kënga e preferuar nga “Djemtë e Detit”.
“Për mua e parë është rëndësi emocionale, e dyta eshët përgjithësi. Pjesa tjetër është se unë jam rritur me këngët e babit e më kthejnë pas në kohë dhe pjesa tjetër është se ato i dinë të gjithë dhe nuk mund të gabosh. Gjithmonë e ndjej 5 min para se të hyjë në skenë. Ne menduam ditëlindjen e babit se diçka që nuk është festuar dhe përkoj me këtë gjë. Babai faktikisht e ka pasur ëndërr ta bënte një koncert me full band që nuk pati mundësi ta bënte. Edhe le të themi ky është një lloj amaneti”, u shpreh Edea.
“Për mua është e vështirë nga ana emocionale, se unë jam rritur me ato këngë dhe jam afër atyre zonave se vij nga Mirdita. Dua të falënderoj edhe bashkinë Lezhë pa të cilën do të ishte e pamundur. Në momentin që jam njohur unë doja të bëja një tribut të Gentit me këngët e tij. Unë kam një këngë të preferua që kur e dëgjoj të kënduar nag Edea “Jo tani”. Mendoj që duket sikur e ka bërë fiks për atë. Edhe ‘Jakup Ferri’ është shumë e goditur”, tha Aurel.
Vokalisti i njohur, Gentian Demaliaj, vuante prej disa vitesh nga një sëmundje e rëndë, luftën ndaj të cilës nuk arriti dot t’a fitonte. ë vitin 2013 ai u diagnostikua me kancer dhe që atëherë ai bënte vazhdimisht kimioterapi në Tiranë dhe Itali. Po në vitin 2013, më 10 prill me vendim të Këshillit të Ministrave u akordua edhe një fond i veçantë për këngëtarin e njohur për një kurim më të specializuar jashtë shtetit. Qeveria shqiptare akordoi shumën prej 3.5 milionë lekësh për kurimin e tij, por as leku nuk mjaftoi për ta mbajtur në jetë legjendën e rrokut shqiptar.
Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Grupi nga Lezha do të shënonte edhe portretin e tyre me baladën për Jakup Ferrin, këngë e cila befasoi jo vetëm publikun, por tronditi edhe artistët e skenës shqiptare. Ndërsa në vitin ’97 ata rikthehen me një tjetër goditje me këngën “Mos qaj”, baladë e cila i kushtohet dhimbjes njerëzore dhe fatit të rinjëve shqiptar që përjetuan gjatë viteve ’95 – ’97. në atë koha kënga “Mos qaj” u bë refren i problemeve sociale që shoqëria shqiptare po përjetonte gjatë periudhës post-komuniste. Ndërkohë, në fund të viteve 1998 grupi “Djemtë e Detit” u shpërbën dhe Genti iu drejtua një tjetër ëndrre, aktrimit. Eksperienca e parë në film erdhi në “Lule të kuqe, lule të zeza”, duke u ndjekur kështu me muzikalin “Rome dhe Zhulieta” apo bashkëpunimin me Elsa Lilën.