Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln € – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln € –

13:43 | 09/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

Banorët e fshatit Grabian, ndoshta nuk do ta harrojnë kurrë cilësimin ‘kurvë’ që u bëri kryebashkiaku i tyre Josif Gorrea.

Për këtë u mbetet atyre në dorë, pasi zgjedhjet e 2027 janë afër. Sot për banorët e Grabianit dhe gjithë Divjakës, do të tregojmë pasurimin e dyshimtë të Josif Gorresë.

Do t`ju tregojmë sesi Josif Gorrea, ka përfituar dhjetëra mijëra euro fonde nga IPARD, para të cilat nuk shkuan kurrë te fermerët. Do t`ju tregojmë gjithashtu skemën e dyshimtë të shitjes fiktive të aksioneve të kompanisë së tij Lisar Seedlings te punonjësi i vet, gjatë kohës që u zgjodh kryetar bashkie e padyshim, përfitimi i fondeve nga buxheti i shtetit nëpërmjet kësaj kompanie gjatë kohës që drejton bashkinë e Divjakës. Mbi të gjitha, në vijim do të tregojmë sesi nëpërmjet kompanive të tij, Josif Gorrea është kthyer në një oligark në Divjakë, ku fermerët janë të detyruar të blejnë fidane, farëra, mekanikë bujqësore, impute, e madje të dorëzojnë prodhimin te bizneset e Gorresë.

Josif Gorrea duket se nuk erdhi rastësisht në krye të bashkisë Divjakës. Veç profilit të tij problematik, që i shkon përshtat ‘Rilindjes’, Josif Gorrea si shumë kolegë të tij la biznesin ku fitonte dhjetëra mijëra euro çdo vit për të drejtuar bashkinë e Divjakës me një rrogë qesharake. Dhe pikërisht emisioni plug do të trajtojë bizneset e Josif Gorresë, nga përfitimet e fondeve IPARD te fondet buxhetore.

Të dhënat publike tregojnë se Josif Gorrea ka qenë ose vijon të jetë aksioner apo pronar me aksione të plota në më shumë se katër kompani. Një prej tyre është shoqëria Lisar Seedlings. Këtë kompani Josif Gorrea e themeloi në 10 janar 2018 me kapital në vlerën e 100 mijë lekëve. Objekti i kompanisë së Josif Gorresë është: Prodhim, tregtim te fidaneve perimore, luleve, farave, pesticideve, fungicideve, import, eksport etj. Montim i serave me ngrohje per prodhimin e fidaneve perimore, frutore dhe prodhimeve te tjera bujqesore.Import eksport dhe tregtim te plehrave kimike per bujqesine.

Në datën 18 tetor 2018 Josif Gorrea vendos të largohet si administrator i kompanisë së tij, duke emëruar në si administrator shtetasin Miklovan Todi. Ky shtetas duket se është prestanome i Josif Gorresë, pasi në vitin 2023, kur Gorrea u zgjodh kryetar i bashkisë së Divjakës, Miklovan Todi blen për shuma qesharake dy kompanitë e kryebashkiakut të ri të Divjakës të cilat merrnin fonde publike.

Konkretisht, në datën 7 korrik 2023, Josif Gorrea vendos të shesë kompaninë e tij te Miklovan Todi për vlerën e 200 mijë lekëve. Shitja e aksioneve nga Josif Gorrea te Miklovan Todi është bërë sipas vendimit të asamblesë të datës 8 qershor 2023, ku Josifi vendos të largohet nga kompania duke shitur për shumën qesharake prej 200 mijë lekësh aksionet e saj te Miklovan Todi. Po në të njëjtën datë, pra 8 qershor 2023, Josif Gorrea ka vendosur të shesë pjesën takuese prej 71% të aksioneve të kompanisë Bruka Seedlings pikërisht te Miklovan Todi për vlerën e 100 mijë lekëve. Pra, në total, Miklovan Todi blen për vetëm 300 mijë lekë dy kompani të Josif Gorresë, të cilat kishin në pronësi të tyre toka, automjete, fitim të pashpërndarë, dhe të ardhura të mëdha.

Le të ndalemi më konkretisht.

Kompania Lisaar Seedlings, deklaron për vitin 2018 të ardhura në shumën e rreth 670 mijë eurove, dhe fitim në shumën e 25 mijë eurove. Fitimi për vitin 2018 shkon në vlerën e rreth 14 mijë eurove për kapitalin e shoqërisë dhe 5 mijë euro shpërndahet në formë dividenti për ortakun, Josif Gorrea.

Për vitin 2018, pas themelimit, kompania Josif Gorrea deklaron se ka investuar rreth 2.2 milionë euro për ndërtimin e serës, ku përfshihet ndërtimi i serës, sistemet e saj, mjetet e transportit, makineritë dhe pajisjet.

Në këtë vit, Kompania deklaron një total prej 3.07 milionë eurosh borxhe. Nga këto deklaron se ka detyrim ndaj furnitorëve në shumën e rreth 1.4 milionë eurosh, detyrim ndaj ortakëve,  Josif Gorresë në shumën e 49 mijë eurove, 1 milionë euro borxhe ndaj personave fizik, të cilët nuk dihet se kujt ia ka marrë Josif  Gorrea dhe rreth 450 mijë euro kredi.

Në vitin 2019, kompani Lisar Seedling rezulton me rreth 2.5 milionë euro të ardhura gjithsej dhe fitim prej rreth 61 mijë eurosh. ky fitim shpërndahet për kapialin e shoqërisë në vlerën e 57 mijë eurove dhe 4 mijë euro shkojnë dividend për Josif Goorrenë. Në vitin 2019 kompania deklaron rreth 3.9 milionë euro në total borxh. Nga këto, rreth 1.4 milionë euro detyrime ndaj furnitorëve, ndërsa detyrimi ndaj ortakut shkon në vlerën e 59 mijë eurove. Ndërkohë borxhi ndaj personave fisik rritet  dhe shkon në vlerën e 1.8 milionë eurove e po ashtu kredia shkon në vlerën e 380 mijë eurove.

Në vitin 2020, kompani deklaron rreth 2.5 milionë euro të ardhura, ku fitimi shkon në 59 mijë euro. ky fitim shpërndahet në 5.6 milionë euro për kapitalin e kompanisë dhe 4 mijë euro dividend për ortakun.

Detyrimet e kompanisë në këtë vit shkojnë në rreth 4.4 milionë euro, ku furnitorëve u detyrohet 1.5 milionë euro, ortakut 59 milionë euro dhe borxhi ndaj personave fizik shkon në 2.2 milionë eurosh. Ndërsa kredia bankare shkon në 600 mijë eurosh.

Në vitin 2021, Lisar Seedlings e Josif Gorresë rezulton se ka të ardhura në total prej 3.4 milionë eurosh ndërsa kompania rezulton me fitim rreth 100 mijë euro. ky fitim shpërndahet 96 mijë euro për kapitalin e kompanisë dhe 5 mijë euro për Josif Gorrenë si dividend.

Për vitin 2022, kompani deklaron 3.6 euro të ardhura dhe fitim rreth 134 mij euro, i cili ndahet në 124 mijë euro për kapitalin dhe 10 mijë euro për ortakun, Josif Gorrenë. Detyrimet totale janë në vlerën e 4.2 milionë eurove, nga këto 1.5 milionë euro ndaj furnitorëve, 59 mijë euro ortakut dhe 2.1 milionë euro ndaj borxh ndaj personave fizik, ndërsa në vitin 2022 deklaron dhe 12 mijë euro deytrime pagash ndaj punonjësve. Kompania deklaron gjithshtu dhe 86 mijë euro kredi.

Në vitin 2023, kur Gorrea kandidoi për kryetar bashkie, kompania shënon një rënie të të ardhurave. Konkretisht xhiro shkon në 2.5 milionë euro ndërsa fitimi në 57 mijë euro. Ky fitim shpërndahet në 47 mijë euro për kapitalin dhe 10 mijë euro dividend për ortakun. Bilancet e viti 2022 firmosen nga Miklovan Todi, i cili bleu kompaninë për vetëm 2 mijë euro nga Josif Gorrea ndërsa i jep vetes fitim prej 10 mijë eurosh vetëm pak muaj më vonë.

Për vitin 2023 detyrimet rriten përsëri në vlerën e rreth 4.8 milionë eurove ndërsa nga këto janë 1.5 muilionë euro ndaj furnitorëve dhe 59 mijë euro ndaj ortakut. Këtu ngrihen dyshimet nëse kjo shumë do t`i kthehet ish-ortakut Josif Gorresë apo pas shitjes së kompanisë edhe borxhi që Josif Gorrea i dha shoqërisë Lisaar Seedlings i kalon si fitim ortakut Miklovan Todi! Ndërkohë kompania ka rritur edhe borxhin ndaj personave fizik që shkon në vlerën e 2.6 milionë eurove, ndërsa detyrimet për paga ndaj punonjësve shkojnë në 17 mijë  eurosh.

Në vitin 2023 kompania deklaron se ka shlyer edhe vlerën totale të kredisë prej 600 mijë eurosh që mori për kryerjen e investimit.

Në vitin 2024 kompania, që tashmë është në pronësi të Miklovan Todit, rezulton me 2.3 milionë euro të ardhura dhe fitim prej 21 mijë eurosh. ky fitim shkon 11 mijë euro për kapitalin dhe 10 mijë euro për ortakun si dividend. Edhe detyrimet në këtë vit rriten me 5.3 milionë euro, ku 1.8 milionë euro shkojnë për furnitorët, 59 mijë euro vijojnë të jenë borxh ndaj ortakut, dhe 2.9 milionë euro janë borxhe ndaj personave fizik. Ndërsa edhe pagat e papguara ndaj punonjësve shkojnë në 19 mijë euro.

Nëpërmjet kësaj kompanie, Josif Gorrea ka përfituar gjithashtu nga fondet IPARD. Sipas të dhënave të AZHBR, Gorrea ka përfituar 60% të vlerës së investimit për ndërtimin e serës. Konkretisht, ndërtimi i serës prej 3.6 hektarësh ka kushtuar, sipas AZHBR 246 738 euro, ndrsa vlera e përfitmit nga IPARD ëshë më masën e 88560 euro. Pas marrjes së parave nga IPARD, serën e Josif Gorresë e vizitoi edhe Edi Rama i shoqëruar nga ish-kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, i cili gjithashtu familjarisht përfitoi fonde nga IPARD nëpërmjet bashkëshortes.

Por a është Josif Gorrea ende pronar I shoqërisë Lisard Seedlings? Siç deklaruam më sipër, Josif Gorrea ka shitur fiktivisht për 2 mijë euro aksionet e shoqërisë Lisar Seedling te shtetasi Miklovan Todi, I cili dyshohet se është prestanomen I kryebashkiakut të Divjakës. Pra, në letra Josif Gorrea nuk ka asnjë lidhje me këtë biznes. Por duket se kur vjen puna në rrjete sociale, njerëzit e njohin më shumë si biznesmen sesa si kryetar të bashkisë Divjakë.

kjo që shihni në ekran, është një aktivitet I Ambasadës së Japonisë, ku sipërmarrësi Ruzhdi Koni, I cili është pronar I një fidanishteje, e prezanton Josif Gorren si rival në biznes. Fotot dhe aktiviteti I përkasin datës 20 shkurt 2026. Madje këtë postim e ka shpërndarë dhe vet Josif Gorrea, ku I komenton se: Ruzhdi Koni është një mik dhe konkurrent I fortë në biznes.

Jo vetëm kaq, por Josifi, është aq patriot, sa me stafin e shoqërisë Lisar Seedling, nuk lë pa festuar as festat e nëntorit, të cilat I promovon në rrjetet sociale. Festa e Flamurit …kjo traditë e bukur vijon …edhe në ndërmarrjen ‘ Lisar Seedlings’, shkruan Josif Gorrea në festën e organizuar pak muaj më parë me këtë shoqëri.

Madje, jo vetëm kaq, por njeriu që ka monopolizuar të gjithë prodhimin bujqësor në Divjakë, nuk lë rast pa dalë në media, ku në vend që të kërkojë llogari ndaj qeverisë për dështimin e shtijes së prodhimit të fermerëve, akuzon pikërisht këta të fundit se nuk dinë të përdorin pesticidet që I blejnë gjithashtu te bizneset e Josifit.

E teksa Josifi ka akuzuar fermerët si të paditur për përdorimin e pesticideve në fermat e tyre, kanë qenë bujqit e Divjakës, të cilët në jo pak raste, kanë ngritur pikërisht shqetësimin se prodhimet e tyre bujqësore janë bllokuar në tregjet ndërkombëtare për shkak të imputeve të pakontrolluara që futen në Shqipëri nga tregtarët e mëdhenj. /Emisioni Plug

Të Lidhura

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

nga 27
14:51 | 09/04/2026
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kërkoi në Kuvend sqarime nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, për një vendim...

E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

nga 27
14:35 | 09/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrësit, ku vendosi në qendër rolin e sektorit të ndërtimit në rritjen ekonomike,...

Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –

Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –

nga 27
14:25 | 09/04/2026
0

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka deklaruar se projektligji për portet është një nismë e qeverisë për të favorizuar klientët e saj. Gjatë...

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

nga 27
13:57 | 09/04/2026
0

Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Almiro Gurakuqi po lincenson mjekë përmes një vule të paligjshme, që shteti nuk e njeh. Në...

Para
Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –

14:51 | 09/04/2026
E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

14:35 | 09/04/2026
Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –

Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –

14:25 | 09/04/2026
Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

13:57 | 09/04/2026
Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –

13:47 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –
  • E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –
  • Projektligji për portet, një kapje totale e shtetit dhe grabitje e pronës publike –
  • Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –
  • Skandal te “Urdhri i Stomatologut”, presidenti, Almiro Gurakuqi shkel ligjin, licenson mjekët pa vulë origjinale –
  • Dyshimet për fshehje pasurie/ Si kryebashkiaku i Divjakës shiti për 200 mijë lekë kompaninë me vlerë mln € –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U keni vjedhur 1 milionë lekë nga pagat mësuesve, pse s’ua ktheni? –
  • E neveritshme që sektori i ndërtimit futet në kornizën e krimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com