DW zbardh prapaskenat e “dorës së fortë” të Vuçiç: Po përpiqet qëllimisht të frikësojë popullin!

Lexo edhe

 

Agjensia shtetërore e lajmeve Tanjug ka publikuar këto ditë në YouTube rreth 15 fjalime të Vuçiçit, që i drejtohet popullit serb me thirrje e apele. Ndërkohë që ajo publikon edhe vizita të Vuçiçit në vende të ndryshme, me të cilat do të dëshmojë përkushtimin e tij në luftën kundër pandemisë.

Mendoj se rejtingu i tij po lëkundet, ndaj edhe kjo fushatë kaq e fuqishme”, shkruan në twitter redaktori i gazetës “Vreme”, Jovana Gligorijeviç.

Kur jemi tek twitter-i, ka dhe shumë postime në të cilat Vuçiçi kritikohet ashpër. Edhe Millosheviçi është zhdukur pas një gjendje të jashtëzakonshme”, shkruan një grua. Ajo mendon se Vuçiqi do të paguajë çmimin e mosditurisë së tij për veprim në këtë situatë, sikur Millosheviçi që ka paguar çmimin e bombardimeve.

Por rrejtet sociale paraqesin vetëm bashkëmendimtarët, ndërsa votuesit e Vuçiçit ulen në mbrëmje para televizorit dhe dëgjojnë fjalimet e tij. Në opinion ka pasur kohët e fundit sondazhe të ndryshme për gjendjen në Serbi. “Le të gënjejë ai sa të dojë, por le të gënjejë mirë. Ai megjithatë është më i mirë se të tjerët”, thotë një grua nga Kraljeva.

Në disa anketa thuhet se mbi 57% e serbeve i mbështetë masat e Vuçiçit dhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërsa kundër janë rreth 29 %. Shpjegime të mëtejme nuk ka nëse këta persona duan masa edhe më të rrepta apo jo.

Përfitimet nga masat e rrepta

Serbia ka vënë masat më të rrepta në të gjithë Evropën. Ora policore po mbahet tërë kohën, ndërsa personat më të moshuar se 65 vjet e kanë të ndaluar të dalin jashtë. Vuçiçi po përpiqet qëllimisht të frikësojë popullin, me qëllim që të respektojnë masat. Ai ka deklaruar se në Serbi nuk do të ketë mjaft varreza, nëse nuk repsektohen masat. Bashkëbiseduesit e DW thonë se presidenti i Serbisë paraqet veten si një person i cili tërë gjendjen po e mban vet mbi supe. Por në fakt, gjendja në Serbi nuk dihet sakt.

“Frikësimi i njerëzve, kërcënimet e përditshme me masa të reja dhe paralajmërimet tjera dallojnë çdo ditë, por ato shkaktojnë më shumë kaos, pasiguri, mungesë mbrojtjeje”, thotë Sofija Mandiq, nga Qendra për Studime Juridike, autore e portalit “Peščanik”. Gjendja në shtëpitë e shëndetit është tepër e rëndë dhe kjo po shihet nga dita në ditë.“

Mandiq beson se një pjesë e opinionit publik do të forcojë edhe më shumë besimin ndaj presidentit Vuçiç në këtë kohë krize, sepse ata besojnë se vetëm ai mund të nxjerrë vendin nga kriza.

Do të thosha madje se Vuçiçi do të shtojë numrin e votuesve, por vetëm përkohësisht, sepse Serbia nuk do të mund të mbajë premtimet për vende të reja pune dhe ndihma sociale”, thotë Sofija Mandiç.

Ndryshe mendon Mihailo Teshiq, redaktor i revistës Vice. Në planin poltik, Vuçiçi po përfiton dhe besoj se nga kriza do të dalë edhe më i fuqishëm, sikur edhe të gjitha autokratët që bëjnë në kohërat e krizave”, thotë ai për DW.

Teshiq thotë se Vuçiçi po përfiton nga “kulti i personit”, të cilin e ka ndërtuar në tetë vitet e kaluara. Serbia ende ka nevojë për një baba të fuqishëm, një dorë të fuqishme që i udhëheqë në kohën e krizës.“

Opozita ka shumë vështirësi

Opozita e ka shumë të vështirë në kohën e krizës, kur janë shpallur masat e jashtëzakonshme. Masat në luftën kundër virusit nuk kontestohen gati nga askush, por kohë pas kohe vetëm stili i Vuçiçit. Sofija Mandiç pohon se “është shumë e mundur që partia e Vuçiçit të fitojë bindshëm në zgjedhjet e ardhshme, por kjo varet edhe nga mënyra se si organizohen këto zgjedhje.”

Zgjedhjet parlamentare në Serbi janë shtyrë për ndonjë kohë më të mirë, por në media nuk ka ndonjë shenjë për përmirësimin e gjendjes. Presidenti është tërë kohën prezent në lajmet qendrore, nuk ka zëra kritikë, ndërsa gazetat kritike kanë një tirazh shumë të ultë.

Katastrofa ekonomike nuk përjashtohet, por pushteti aktual do të zbusë këtë gjendje me një propaganë të fuqishme. Shteti do të vazhdojë të paguajë rrogat dhe pensionet dhe shumë njerëz do të jenë të kënaqur me kaq”, pohon Teshiç. “Do të duhej të ndodhë ndonjë katastrofë tepër e madhe për të ndryshuar gjendja, në radhë të parë sa i përket numri të të vdekurve”, pohon ai./DW

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *