DW: Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, miliarda për një shtet paralel – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022, miliarda për një shtet paralel

09:40 | 01/05/2021
në Bota, Kryesore
0

Read more

U bëre deputete duke shitur kulla –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Kryeministri, Viktor Orban mund t’i humbasë zgjedhjet e vitit 2022. Por që tani ai ka filluar të sigurojë pushtetin për më vonë. Fondacione të pavarura të pajisura me miliarda do të marrin përsipër detyra shtetërore.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban është një nga politikanët më finokë në Europën aktuale. Për të siguruar pushtetin e tij, ai ka bërë shumë këto vite, që nga kthimi në unisono të medias, deri tek një ligj zgjedhor, që avantazhon partinë e tij, Fidesz. Ideja e fundit e tij del madje edhe jashtë kuadrit të regjimit, të paktën demokratik në formë. Synohet të ngrihet një shtet paralel, që ia mundëson kryeministrit dhe elitës së tij në rast të një humbjeje të zgjedhjeve, të ulen në të gjitha komandat e drejtimit të shtetit dhe shoqërisë. Arsyeja: Në Hungari ka filluar të fryjë një erë e ndryshimit politik. Shumë njerëz janë lodhur nga Orbani dhe nuk e durojnë dot më vetëkënaqësinë e tij dhe aferat e korrupsionit në rrethin familjar atë të miqve dhe partisë. Sondazhet ka kohë që i japin opozitës shansin të zëvendësojë Orbanin në pranverën e ardhshme.

Institucioni, që do duhet të pengojë, që të marrë drejtimin një qeveri që nuk drejtohet nga Orbani, mban një emër me një tingëllim jo të keq, vetëm të vështirë për t’u shqiptuar. “Fondacioni i Interesit Publik për Administrimin e Pasurive që Kryejnë Detyra Publike.” Të martën (27.04), parlamenti dha miratimin me dy të tretat për një ligj që e mundëson krijimin e këtij institucioni të ri dhe themelimin e 32 fondacioneve të tilla.

Ungarn I Budapest I Protest gegen politische Einflussnahme auf Nachrichtenportal Index
Protesta kundër qeverisë, korrik 2020

Detyra nga gati të gjithë sektorët shtetërorë

Shumica e tyre do të jenë fondacione të universiteteve shtetërore, me këtë kalon gati i gjithë sistemi shtetëror i arsimit të lartë hungarez në fondacione, përfshirë edhe klinikat universitare. Pjesa më e vogël e fondacioneve ka karakter të përgjithshëm dhe merr përsipër detyra nga të gjithë sektorët shtetërorë; sporti, familja, kultura, klima, bujqësia, prodhimi mediak deri tek marrëdhëniet ndërkombëtare dhe mbështetja e pakicave hungareze jashtë.

Miliarda për një shtet paralel

Në këtë mënyrë garantohet, shkruan avokati dhe ish-deputeti liberal hungarez, Andras Schiffer, që pas një ndërrimi të qeverisë çdo qeveri do duhet të ndajë pushtetin me “një qeveri të thellë paralele të fshehur në administratë, të komanduar nga Viktor Orban.” Fondacionet kanë fonde miliardëshe.

Pa kontroll shtetëror

Një shembull është Kolegji Matthias Corvinus, MCC, në fillim një kolegj i afërt me partinë Fidesz, i themeluar nga Andras Tombor, një këshilltar i afërt i Orbanit. Me një të rënë të lapsit, MCC mori 10% aksione të koncernit të naftës, MOL dhe firmës farmaceutike, Gedeon Richter. Vlera e përafërt llogaritet me 1 miliardë euro.

Fondacionet punojnë vetë dhe nuk kanë asnjë lloj kontrolli shtetëror. Vërtet që paratë ato duhet t’i shpenzojnë për qëllimet e parashikuara, por se si e bëjnë këtë, kjo vendoset nga vetë fondacionet. Institucionet e reja do të drejtohen nga kuratorume, anëtarët e të cilëve, gjatë themelimit të fondacionit emërohen nga qeveria. Por anëtarët e mëvonshëm pastaj fondacionet i emërojnë vetë. Ndër kuratorët e emëruar që tani janë ministra, sekretarë shteti, dhe shumë njerëz të afërt të biznesit, të afërt me Orbanin.

Viktor Orban | ungarischer Premierminister

Qeveria e shpjegoi modelin e fondacioneve me nevojën e rikonceptimit të angazhimit shtetëror në shekullin e 21-të dhe përdorimin me eficientë të shpenzimeve publike. Por blloku opozitar hungarez bën fjalë për “privilegjim hajdutërie” dhe “vjedhje”. Në një prononcim të tyre shkruhet se “ne e dënojmë me vendosmëri që regjimi kërkon të shpëtojë veten duke kaluar pasurinë publike dhe paratë e taksapaguesve në dorë private të Fidesz-it”.

Drejtori i Transparency International për Hungarinë, Miklos Ligeit thotë, se kjo është një nga masat me vazhdën më të madhe të ndikimit që ka marrë Orbani që kur erdhi në pushtet në vitin 2010. “E gjitha është një ide finoke, por e keqe, që në dimensionin e saj mund të krahasohet me shtetëzimin komunist.”  Sipas Ligetit, ky është një model, që nuk ekziston diku tjetër në demokracitë perëndimore. Opozita ka premtuar, se në rast fitoreje të saj do të shkrijë fondacionet e reja dhe do t’ia kthejë pasuritë sërish shtetit./DW

Etiketa: hungariKryeministri viktor Orban

Të Lidhura

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

nga 27
12:58 | 03/04/2026
0

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

nga 27
12:42 | 03/04/2026
0

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

nga 27
12:10 | 03/04/2026
0

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

nga 27
12:00 | 03/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama po e kthen qeverisjen në stilin parti-shtet, duke menjanuar edhe ata pak zyrtare te opozites qe kane...

Para
Nuk ka vaksinë anti-Covid para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e Pfizer dhe Moderna-s

Pfizer kërkon miratimin e BE që fëmijët të bëjnë vaksinën e saj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026
Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

12:42 | 03/04/2026
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

12:10 | 03/04/2026
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

12:00 | 03/04/2026
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –
  • Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –
  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –
  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com