DW: Fundi i rehatisë gjermane në krizën e koronavirusit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DW: Fundi i rehatisë gjermane në krizën e koronavirusit

09:55 | 28/09/2020
në Bota, Kryesore
0

Sa herë e kemi shkruar këtë fjali në muajt e shkuar? Në raportime, opinione, intervista? Që Gjermania krahasimisht e ka kaluar mirë periudhën e pandemisë. Që qeveria gjermane në tërësi vepron me mençuri dhe me kompetencë. Që pandemia tregon, se sa të suksesshme janë spitalet gjermane, zyrat e shëndetësisë, komunat. Të gjitha këto qëndrojnë edhe tani…por ngadalë se ç’po përvidhet një ndjesi tjetër, kërcënuese.

Kancelarja Angela Merkel në një bisedë në mirëbesim me gazetarët ka bërë fjalë për shqetësimin e saj, se si mendjelehtësia e rinisë dhe dimri që kemi përpara mund të na i zerojnë sukseset që kemi arritur. Më e habitshme, që pohime të tilla kanë depërtuar në publik.

Kancelarja e pakënaqur

Read more

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Prej ditësh është temë në Berlin humbja e durimit të kancelares: Pakënaqësia e saj me rregullat e Coronës aq të ndryshme nga landi në land, ideja e disa kryeministrave të landeve përkundër të gjitha këshillave të ekspertëve, t’i hapin tregjet e krishtlindjeve. E pastaj vjen edhe paralajmërimi i virologut, Christian Drossten, i para disa javëve, por që përshtatet në debatin aktual: Pra që Gjermania nuk është e përgatitur më mirë për një valë të dytë, se vendet e tjera. Kjo e qëllon në shenjë situatën aktuale.

Ende, thonë përgjegjësit, sistemi shëndetësor e përballon mirë rritjen e numrit të infektimeve. E të gjitha sondazhet të flasin për një miratim të madh politikës së qeverisë e landeve për Coronën. Po pse është e shqetësuar kancelarja atëherë?

Si në shumë fusha të tjera politike, është frika për një hendek të ri në shoqëri të shkaktuar nga pandemia. E me këtë nuk kam parasysh zërat e papërtypshëm të populistëve të djathtë për fundin e të drejtave qytetare dhe lirisë. Hendeku kalon diku tjetër: Jashtë çdo arsyejeje, në shumë rajone tifozët mund të ndjekin ndeshjet e Bundesligës me deri në 10.000 spektatorë, kur në të njëjtën kohë, të afërmit luftojnë për të drejtën të vizitojnë pacientët në gjendje të rëndë në klinika. Disa nxënës duhet të mbajnë maskën edhe në mësim, të tjerë jo, sipas rajonit. Restorantet dhe birraritë jashtë janë të mbushura plot, klientët herë mbajnë distancë, herë jo, herë mbajnë maskë, herë jo. Ekspertët raportojnë për hulumtime, që të thonë se njerëzit janë bërë më indiferentë ndaj larjes së kujdesshme të duarve, dhe nuk i besojnë kushedi sa shumë një vaksine, jo si para pak muajsh. Ndërsa në firma, ka një realitet tjetër, ku kufizimet e Coronës janë liruar shumë pak.

Një mbylle e dytë është e papërballueshme

Të gjitha këto e lodhin durimin dhe solidaritetin e njerëzve jashtë mase, dhe kësaj i shtohet, se politika e di, që ekonomia, kultura dhe shoqëria një mbyllje si në mars nuk e përballojnë dot. Mbyllja ishte e ashpër, por ajo e arriti një gjë: ndjenjën e përbashkët, se kufizimet vlejnë për të gjithë.

Kommentatorenfoto Jens Thurau (DW)

Jens Thurau

E vërtetë, që strukturat federale kanë ndihmuar në luftimin e pandemisë në Gjermani. Landi i Mecklenburg-Vorpommernit me më pak infektime mund të reagonte ndryshe nga Bavaria me më shumë infektime. Por tani ka ardhur koha për veprim të përbashkët, të identifikueshëm për të gjithë, që të mos e humbasim atë që duhet për një luftim të suksesshëm të pandemisë: Një sens të përbashkët dhe solidaritet mundësisht të të gjithë qytetarëve. Këtu bën pjesë, që të mos harrohet, se çfarë u kërkua me duartrokitje nga ballkonet në pranverë dhe u premtua nga politika: Një personel klinikash, supermarketesh dhe autoritetesh të paguar më mirë.

Kancelarja këtë javë në takimin me kryeministrat e landeve do të kërkojë më shumë veprim të unifikuar, por këtë zor se mund ta detyrojë. Të shpresojmë që do të ketë sukses. Ia vlen të diskutohet edhe ideja e austriakëve për të vendosur një semafor të Coronës në rajone, që nuk merr në konsideratë vetëm zhvillimin e kurbës së infektimeve, por edhe gjendjen e spitaleve dhe klinikave.DW

Etiketa: Kancelarja Angela MerkelKomunatQeveria gjermanespitalet gjermanezyrat e shëndetësisë

Të Lidhura

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

nga 27
13:18 | 06/04/2026
0

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë...

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

nga 27
12:49 | 06/04/2026
0

Një punonjës i kompanisë telefonike ONE është gjetur pa ndjenja pranë antenave të Midës në Fushë-Arrëz, ku kishte shkuar për...

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

nga 27
12:42 | 06/04/2026
0

Dy gra i kanë dhënë fund jetës këtë të hënë në Vlorë, duke u hedhur nga lartësia. Policia sqaron se...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

nga 27
12:22 | 06/04/2026
0

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq. Mësohet se një karrotrec ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në anë...

Para
Tërmeti u prishi shtëpinë, çifti i të moshuarve në Kurbin: Asnjë ndihmë

Tërmeti u prishi shtëpinë, çifti i të moshuarve në Kurbin: Asnjë ndihmë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –

13:18 | 06/04/2026
Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

12:42 | 06/04/2026
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

12:22 | 06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

12:08 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –
  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –
  • Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –
  • Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor –
  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com