Një sherr mes adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre dhe arrestimin e tjetrit.
Policia e Durrësit arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.D., 15 vjeç, banues po në Durrës.
I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.