Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dalë në një prononcim për mediat pas përplasjeve mes deputetëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, duke bllokuar zhvillimin e mbledhjes së Kryesisë për projektbuxhetin e vitit 2024.
Sali Berisha tha se durimit të opozitës i erdhi fundi.
“Në mënyrë më të përsëritur e kam paralajmëruar se me qëndrimet tuaja keni shkelmuar Kushtetutën në mënyrë të përditshme. Pas një durimi të zgjatur të deputetëve të opozitës për të rivendosur të drejtat erdhi një moment ku qenia e tyre ishte fiktive në Parlament. Ku ata 600 mije votues kishin zero përfaqësim në Parlament se përfaqësuesve të tyre u mohoej e drejta legjislative.
31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës në interes të popullit si ajo për minimumin jetik e cila ishte urgjente, heqja e parashkrimit për kryeministrin, e shumë të tjera, asnjë prej tyre Edi Rama nuk i lejon të paraqiten në Komisione dhe në Parlament.
A ka gjë më absurde së të privosh deputetët nga e drejta ligjbërëse. Ketë të drejtë në Kushtetutë e ka kryeministri, deputetët dhe 20 mije zgjedhës. Këtë të drejtë Linda me urdhër të Edi Ramës ja heq deputetëve.”, u shpreh Sali Berisha.