Prokurori Altin Dumani ka nisur prezantimin e platformës së tij për drejtimin e SPAK. Gjatë fjalës së tij, ka pasur edhe një problem teknik dhe fjala e Dumanit në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është ndërprerë për disa minuta.
Kjo ka sjellë reagimin e ndërkombëtarëve të pranishëm në sallë të cilët kanë kërkuar zgjidhjen e problemit për të dëgjuar prezantimin e tij.
Kujtojmë se Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e SPAK, megjithëse procesi mbetët vetëm formal pasi tashmë Rama ka ndërhyrë duke zgjedhur të preferuarin e tij.