Personazhet e “Kepit të Tundimeve” ishin të ftuar ditën e djeshme në rubrikën “N’trotuar” në emisionin “E Diell” dhe mes tyre ishte edhe ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Efi. Kjo e fundit këtë periudhë ka bërë një ndryshim në pamjen e jashtme duke operuar hundën dhe duke bërë që ndryshimi të vërehet.
Gjatë intervistës në studio në një moment, Efi pranoi se ndryshimin e ka bërë që të mos e krahasojnë më dhe dihet tashmë me kë e kanë krahasuar: me Bora Zemanin.
“Kemi aktualisht në treg nja 15 personazhe që duken sikur i ka lindur e njëjta nënë”, tha Flavio Qarri, i ftuar në panelin e diskutimit. “Prandaj bëra një ndryshim që mos më krahasojnë më”, tha Efi, e cila gjithashtu ka qenë edhe konkurrente në emisionin e dashurisë, “Për’puthen”.