Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukagjin, ku një oficer i RENEA-s ka rënë nga një lartësi e madhe në një greminë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë në malin e Zorgjit, një zonë shumë e thyer.
Raportohet se bëhet fjalë për Bledar Belulin, i cili po ngjitej për shëtitje në mal. Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur nxjerrjen e efektivit, i cili ka dëmtuar këmbët.