Nga Ilir Hoxholli
A duhet shqiptarët të festojnë çdo festë?
Sipas një hulumtimi të thjesht që bëra për festën Halloween kuptova që në Amerikë si vendi që feston më shumë këtë festë satanike, fitimet ishin marramendëse, shtatë miliard dollarë vetëm për një ditë. Festa që konkruon krishlindjet për të cilën Papa ka vendosur në fb e tij që kjo festë nuk duhet të festohet. Si shpjegohet që të njëjtët njerëz që zbukurojnë shtëpiat në fundvit i “zbukurojnë” ato me kunguj, maska e kostume qesharake? Si mundet që ka myslimanë që festojnë këtë festë të sponsorizuar kur në librin e shenjtë e kanë të ndaluar? Dikush thotë një ditë të vetme njeriu duhet të jetë djall, por si mundet që çdo ditë ne jemi nga pak djaj në përditshmërinë tonë duke urryer njëri tjetrin, duke e varfëruar atë, duke e vrarë dhe viktimat i lëjmë të notojnë mbi sipërfaqet e deteve? Aq të cekët jemi sa me një lavazh të kompanive që nxjerrin fitim marramendës të mos arsyetojmë dhe të festojmë ditën që na duhet të trembim shpirtrat sipas kelteve? Çfarë fitojmë dhe humbim nga kjo festë? Humbim besimin në Zot duke legjitimuar maskën në jetë. Në këto festa ku pihet alkol i shfrenuar, drogë etj asgjë nuk fitojmë. Nëse do të pyes ata që e festojnë në vendin tonë se çfarë është kjo festë? Shumica nuk e dinë perveç se ndjehen mirë në epshe dhe në shthurje. Mirëpo a duhet të jenë shkollat ata që edukojnë brezat të jenë organizatorë të kësaj feste? Nëse ne pretendojmë se në shkolla marrin dije të thelluar si ua shpjegojnë nxënësve këtë festë? Nëse dikush mund të më thotë pse e shikon kaq thellë? Ne vetëm festojmë e bëjmë qejf. I them me të njëjtën llogjikë pse ti e shikon kaq cekët dhe kthehesh në konsumatorë të atyre që fitojnë mbi paditurinë tënde? Mund të argëtohesh 364 ditë dhe me argetimë të shendetshme, ku ti në rradhë të parë dhe shoqëria të përfitojë. Stresi që ke në një shoqëri si e jona nuk të bën të jesh lehtësisht i përdorshëm për xhepat e miliarderëve që po ju grabisin trurin dhe paratë. Të paktën mos i vini maskat këtë ditë të atyre që ju kanë bërë të jetoni gjithë vitin si njerëz me maska. A nuk kuptoni se ata që vjedhin, ju mashtrojnë, ju bëjnë të humbni mendjen, që paurohen në kurrizin tuaj armik kryesor kanë Zotin? Ndaj mes tyre zgjidhni Zotin, zgjidhni Dritën e jo errësirat, mos i humbni shpirtrat me idenë se po përzeni shpirtra që ju bezdisin nga bota tjetër. Ju jeni ata që vendosni se kujt do t’i përkisni Zotit apo djallit…