Shefi i META, Mark Zuckerberg ka thënë se ai mezi po e pret përballjen në kafaz të propozuar nga rivali Elon Musk.
Në një postim në aplikacionin e ri të mediave sociale Threads, Zuckerberg tha se kishte propozuar 26 gushtin për përballjen.
Duke iu përgjigjur një postimi në X në të cilin Musk pretendonte se po stërvitej gjatë gjithë ditës, Zuckerberg shkroi: Unë jam gati sot… por ai nuk e ka konfirmuar.
Të dy u bënë konkurrentë të drejtpërdrejtë në korrik me lançimin e Threads. I pyetur nga një përdorues i Threads nëse lufta ishte rënë dakord reciprokisht, Zuckerberg u përgjigj se ishte më shumë si “financim i siguruar”, në një referencë të dukshme ndaj postimeve të bëra nga Musk në 2018, kur ai tha të njëjtën gjë për planet për të marrë kompaninë e makinave elektrike Tesla.
Manjatët e mediave sociale janë përplasur me njëri-tjetrin muajt e fundit, me Elon Musk që pretendoi të dielën se lufta e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale X.
Musk tha se çdo të ardhur nga ndeshja do të shkonte për bamirësi ndaj veteranëve.