Duan të na nxjerrin jashtë Portit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duan të na nxjerrin jashtë Portit –

10:13 | 06/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në fundin e muajit korrik, kompania gjermane EMS-Fehn-Group, e cila ka menaxhuar nga viti 2012 Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, u bllokua në aktivitetin e saj të përditshëm.

Edhe pse EMS ka fituar tenderin koncensionar 35- vjeçar për menaxhimin dhe operimin e kësaj pjese të portit, Autoriteti Portual i Durrësit vendosi aty blloqe betoni, mëngjesin e 29 korrikut.

Veprimet u argumentuan me faktin se ka një plan të ri sigurie, në kuadër të zhvillimit të projektit “Durrës Marina & Yacht”.

DW: Kur ka nisur punën në Portin e Durrësit kompania EMS dhe çfarë kontrate keni pasur me institucionet shqiptare?

Florian Çimo: Gjatë procedurës së një tenderi ndërkombëtar të hapur nga qeveria shqiptare në vitin 2012, kompania gjermane EMS-Fehn-Group fitoi të drejtën e koncensionit për menaxhimin dhe operimin e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit.

Në maj të vitit 2013, EMS-Fehn-Group dhe qeveria shqiptare lidhën një kontratë koncesioni që i jepte kompanisë sonë të drejtën për të përpunuar ngarkesat e anijeve në Terminalin Lindor. Pak kohë më vonë, EMS-Fehn-Group themeloi operatorin e portit shqiptar EMS Shpk, (EMS APO), si njësi operative. Që atëherë, kompania ka menaxhuar këtë terminal. Kontrata e koncesionit ka një afat prej 35 vjetësh, pra deri në vitin 2048.

DW: Që nga 29 korriku i këtij viti, kompania nuk lejohet të punojë brenda portit. A mund të na tregoni më konkretisht se çfarë ka ndodhur dhe cilat janë pretendimet e Autoritetit Portual të Durrësit për vendimin e marrë?

Florian Çimo: Në orët e para të mëngjesit të datës 29 korrik, Autoriteti Portual i Durrësit, pra autoriteti shtetëror shqiptar që është i ngarkuar për administrimin e portit, sëbashku me pjesëtarë të ekipit të sigurisë së portit dhe të mbështetura nga forca të Policisë së Shtetit, hynë në Terminalin Lindor dhe zaptuan pjesë të qenësishme të zonës së terminalit, duke vendosur aty blloqe betoni. Kjo ka dëmtuar ndjeshëm mundësitë tona me qëllim vijimin e punës. Aktualisht ne po bëjmë çdo përpjekje për të ofruar shërbimet tona kundrejt rrethanave të reja të imponuara. Në përgjigje të pyetjeve tona, Autoriteti Portual i Durrësit pretendon, se veprimet e ndërmarra janë bërë me qëllim zbatimin e një plani të ri të sigurisë së portit. Kjo ishte hera e parë që ne mësuam rreth këtij plani. Vetëm një ditë para se pjesë të terminalit tonë të zaptoheshin, pas orarit zyrtar të punës, pasditen vonë të datës 28 korrik, EMS APO ka marrë një email nga Autoriteti Portual i Durrësit. Ky email na vinte në dijeni rreth një plani të ri menaxherial për Portin e Durrësit. Sipas këtij plani, pjesë të Terminalit Lindor ishin rezervuar për zhvillimin e projektit “Durres Marina & Yacht”.

E gjitha kjo ndodh ndërkohë që kontrata koncensionare me EMS-Fehn-Group është ende në fuqi dhe kompania jonë është lënë krejtësisht në terr informativ në lidhje me të ardhmen e këtij koncensioni në Shqipëri. Sipas këndvështrimit tonë, kjo është një tjetër masë, në vazhdën e veprimeve që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit për të dëmtuar aktivitetet tona tregtare dhe për të na nxjerrë ne jashtë Portit të Durrësit.

DW: A ishte ky një vendim “surprizë” për kompaninë apo është i lidhur me padinë që ju keni ngritur kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit ICSID në Uashington? Ku konsiston kjo padi?

Florian Çimo: Nëse me “vendim” i referoheni veprimeve të ndërmarra nga Autoriteti Portual i Durrësit më datën 29 korrik, atëherë përgjigja është Po. Ne nuk e prisnim që pjesë të qenësishme të terminalit tonë të zaptoheshin. Në të njëjtën kohë, ne nuk do të spekulojmë nëse ka ndonjë lidhje mes incidentit të së shtunës dhe kërkesës për abritrazh kundër shtetit shqiptar, kërkesë e cila është depozituar nga EMS-Fehn-Group pranë ICSID (International Center for Settlement of Investment Disputes) gjatë muajit prill. Qëllimi i këtij arbitrazhi është kërkesa për dëmshpërblim financiar për humbjet e shkaktuara nga Shqipëria në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të investimeve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

DW: Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk e kaloi për gjykim ankimimin tuaj. Si e konsideroni këtë vendim?

Florian Çimo: Ky është një proces ligjor dhe ne nuk do të komentojmë rreth tij.

DW: Çfarë hapash të tjerë ligjorë do të ndërmerrni?

Florian Çimo: Aktualisht, avokatët tanë po vlerësojnë situatën. *Florian Çimo është Menaxher Tregtar i “EMS Albanian Port Operator Shpk”. (EMS APO). Kompania është pjesë e EMS-Fehn-Group në Gjermani./DW

Read more

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë –

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

Të Lidhura

nga 27
14:58 | 24/03/2026
0

Florenc Farruku ishte surpriza e Sylvinhos në këtë grumbullim ku kombëtarja shqiptare e futbollit po stërvitet intensivisht për ndeshjen me...

Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

nga 27
14:36 | 24/03/2026
0

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet...

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

nga 27
14:30 | 24/03/2026
0

Deputeti demokrat Belind Belind Këlliçi, paralajmëron një skenar të organizuar për të njerrë nga burgu, Erion Veliajn, pavarësisht se mbi...

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

nga 27
14:04 | 24/03/2026
0

Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të udhëtojnë...

Para
Sllovenia vuan nga përmbytjet, shqiptari ofron bukë falas –

Sllovenia vuan nga përmbytjet, shqiptari ofron bukë falas -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë –

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë –

14:58 | 24/03/2026
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA –

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

14:36 | 24/03/2026
Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –

14:30 | 24/03/2026
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

14:04 | 24/03/2026
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

14:02 | 24/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë –
  • Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –
  • Pas shpalljes me votë të Belindës si të paprekshme, po përgatitet skenari për lirimin e Veliajt! –
  • FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë –

  • Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë –
  • Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com