Policia greke gjatë kontrollit në një automjet tip furgon në kufirin greko-shqiptar ka sekuestruar 25 kg marijuanë.
Policia ka gjetur në gomat rezerve 12 pako me 23 kg 88 gram marijuane, në kabinë 1 pako me 1 kg 36 gram marijuane dhe 50 gram marijuane në kroskot.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i furgonit, 49-vjec, por shtetësia nuk bëhet e ditur.