Një çift shqiptarësh kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni anti-drogë në Venecia. Mësohet se shqiptarët trafikonin lëndë narkotike dhe një pjesë të mirë të drogës e mbanin në banesë. Ishte pikërisht kontrolli në banesë që fundosi çiftin e shqiptarëve. Brenda banesës iu gjetën 80 kg lëndë narkotike.
Sasia e drogës arrinte në vlerën e 1 milionë eurove. Policia italiane nuk humbi nga rasti për t’i kontrolluar dhe makinën çiftit. Ende nuk bëhet me dije identiteti i dy shqiptarëve të arrestuar.