Drejtori i morgut të Universitetit shiti lëkurën dhe organet e njeriut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i morgut të Universitetit shiti lëkurën dhe organet e njeriut –

11:40 | 15/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Çmontimi i një rrjeti që ishte aktiv prej vitesh në trafikun e organeve dhe mbetjeve njerëzore, ka shkaktuar reagime të forta në SHBA, pasi është përfshirë ish-drejtori i morgut të Shkollës Mjekësore të Universitetit të Harvardit – dhe në fakt në rol kryesor – në këtë rast makabër.

Shtatë persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me rastin tronditës, ku më e fundit është ish-drejtori i morgut, bashkëshortja e tij Katrina McLean, të cilët u vunë para drejtësisë ditën e djeshme.

Cedric Lodge, 55 vjeç , i cili punoi në Harvard nga viti 1995, derisa u pushua nga puna majin e kaluar, akuzohet se ka vjedhur organe njerëzore nga morgu i shkollës mjekësore dhe i ka shitur ato në internet me ndihmën e gruas së tij 63-vjeçare, Denise.

“Bashkëpunëtorët” e tij përfshinin 44-vjeçaren Katrina McLean, 46-vjeçarin Joshua Taylor dhe 52-vjeçarin Matthew Lambie, të cilët blenë instrumentet dhe më pas ua shitën njerëzve të tjerë.

“Nganjëherë, Cedric Lodge përdorte aksesin e tij në morg për të lejuar Katrina McLean, Joshua Taylor dhe të tjerët të hynin në të dhe të zgjidhnin organet dhe mbetjet që i interesonin,” thuhet në aktakuzë, sipas New York Post .

Një nga klientët e Lambie, 40-vjeçari Jeremy Polley, ishte veçanërisht aktiv në blerjen dhe shitjen e instrumenteve, me të dy të përfshirë në transaksione që arrinin në total më shumë se 100,000 dollarë.

Polly është pronari i The Grand Wunderkammer, të një dyqani që u shet “artikuj të çuditshëm dhe të pazakontë” për individët dhe muzetë. Ai është gjithashtu drejtor i një muzeu të quajtur Memento Mori, sipas faqes së tij në Facebook.

Burri me pamjen e çuditshme dhe me shpime të shumta kishte marrëveshje jo vetëm me Lebby-n, por edhe me një tjetër bashkëpunëtore të Lodge, Katrina McLean nga Salem, Massachusetts, pronare e biznesit Kat’s Creepy Creations.

Në tetor 2020, McLean shiti dy fytyra që ishin hequr nga kufomat, për 600 dollarë dhe gjithashtu i dërgoi një copë lëkure njeriu, të cilën ai mori përsipër ta përpunonte dhe t’ia dërgonte përsëri biznesmenes.

Përveç kësaj, Polley kishte bërë mbi 25 pagesa për partnerin e tretë të drejtorit të morgut, Joshua Taylor, duke depozituar shuma që arrijnë në total më shumë se 40,000 dollarë në llogaritë e tij .

Jeremy Polley u arrestua verën e kaluar për përdhosje të një trupi të pajetë dhe për marrjen e pasurisë së vjedhur, pas një ankese anonime që fliste për aktivitet të dyshimtë të 44-vjeçarit në lidhje me koleksionet e tij.

Ankuesi u tha autoriteteve se kishte gjetur kova të mëdha me organe njerëzore në bodrumin e Polit. Autoritetet më vonë zbuluan trurin e njeriut, mëlçinë, mushkëritë dhe copa lëkure në vendin e treguar.

Vlen të përmendet se arrestimi i Polley qershorin e kaluar përfundimisht i çoi hetuesit te një person tjetër, 36-vjeçarja Kandace Chapman Scott , e cila akuzohet për vjedhjen e kufomave të destinuara për djegje nga një morg në Arkansas dhe shitjen e tyre te tregtari i paskrupullt në Pensilvani.

“Vjedhja dhe trafikimi i mbetjeve njerëzore godet thelbin e asaj që na bën ne qenie njerëzore” vendosi prokurori federal Karam, duke denoncuar aktet “të neveritshme” dhe “të tmerrshme” të grupit dhe duke premtuar drejtësi për “viktimat” dhe të afërmit e tyre.

Në një e-mail të lëshuar për publikun, të titulluar “Një tradhti e neveritshme”, dekanët e Shkollës Mjekësore të Harvardit, George Daly dhe Edward Huttert thanë se ishin “të tmerruar” kur mësuan se “diçka kaq shqetësuese mund të bëhet në universitet” që është “i dedikuar për kujdesin dhe shërbimin” e njerëzve.

Read more

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

1 milion Euro për punimet –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

Të Lidhura

nga 27
15:52 | 09/03/2026
0

  https://www.youtube.com/watch?v=R19WMqyROyI Orikumi turistik ka vuajtur nga papastërtia vitet e fundit. Njerëzit thonë se ka një “amanet” të pashkruar apo...

1 milion Euro për punimet –

1 milion Euro për punimet –

nga 27
15:46 | 09/03/2026
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për të marrë masa parandaluese për rrëshqitjen e dherave që sipas autoritetit u...

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

nga 27
15:42 | 09/03/2026
0

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me nga 10 ditë nga Kuvendi dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun....

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

nga 27
15:34 | 09/03/2026
0

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), është ankuar zytarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen...

Para

Çfarë po ndodh në burgun e Drenovës? Revoltohen të dënuarit, thirrje Avokatit të Popullit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

15:52 | 09/03/2026
1 milion Euro për punimet –

1 milion Euro për punimet –

15:46 | 09/03/2026
Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –

15:42 | 09/03/2026
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –

15:34 | 09/03/2026
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –

15:32 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • 1 milion Euro për punimet –
  • Sekretariati i Etikës merr vendimin, përjashton me nga 10 ditë nga Kuvendi Bardhin dhe Balliun –
  • Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit –
  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • Goditja e grupit të Hajrullës, GJKKO lë në qeli Flodian Plakun dhe ish-shefin e krimeve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë –
  • 1 milion Euro për punimet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com