Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP –

16:38 | 12/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit në kamping, nipi dhe miku biznesmen mohojnë akuzat (VIDEO) –

Bosi i inceneratorëve Klodian Zoto është në arrati, ndërsa bashkëpunëtorët e tij drejtorë vazhdojnë punën e nisur duke administruar paratë e shoqërive shtetërore. Një nga këta është Petrit Tare, drejtor i Ujësjellësit të Korçës, që varej nga ministria e Belinda Ballukut. I trembur nga hetimet e SPAK, drejtori Petrit Tare ka autorizuar një prej vartësve të tij të firmosë së fundmi letrat e tenderit 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë. Gjithsesi porosia është përcjellë, sepse komisioni i ngritur nga ana e Petrit Tares, i ka skualifikuar të gjitha ofertat konkurruese, përveç fituesit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtim ujësjellësa dhe nën objekte furnizimi me ujë, Rajoni Korçë” me fond limit 145 920 196,00 lekë pa TVSH. Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Denoncimi i tenderit në KPP

Ndërkaq, jo të githë operatorët e kanë pranuar vendimin përjashtues të komisionit të Tares, që ka favorizuar haptazi kompaninë vendase “NIEM” shpk me pronarët Alketi Lukra dhe Arben Kambo.

Kompania “VIANTE Konstruksion” është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) duke kundërshtuar vendimin e Ujësjellësit të Korcës që e ka skualifikuar ofertën.

Sipas dokumenteve, skualifikimi i kompanisë “Viante Konstruksion” është bërë për një arsye jo bindëse. “Nga analizimi i listëpagesave rezulton se njëri nga hidraulikët e deklaruar është shënuar me kod 9312, i cili i korrespondon një punëtori krahu. Në këto kushte gjendemi në mosplotësim të këtij kriteri të parashikuar nga AK”, deklaron komisioni i Ujësjellësit në procesverbal. Kjo “mangësi” mund të ishte korrigjuar brenda afatit duke komunikuar me kompaninë. Por komisioni i Tares ka dashur ta skualifikojë operatorin, sepse oferta e “VIANTE konstruksion” është më e ulët se sa e kompanisë që favorizohet në këtë tender.

Si shpallet fituese një ofertë më e lartë se të tjerat?  

Në tenderin e Ujësjellësit Korcë, që u shpall më 21 tetor 2025 dhe u mbajt më 5 nëntor 2025, morën pjesë 10 operatorë ekonomikë dhe bashkime kompanish. Komisioni është kujdesur që të eliminojë qysh në fillim ofertat që ishin më të ulëta se ajo e kompanisë fituese, qw është: 114.342.988 Lekë pa TVSH. Meqenëse fituesi nuk i përmbush kërkesat për kapacitetin teknik, ka paraqitur emrin e firmës “2Z KONSTRUKSION” Sh.p.k. në rolin e subjektit mbështetës.

Por kompanitë e tjera kanë oferta më ekonomike.

Kështu, “BONUS” Sh.p.k. ka propozuar ta bëjë këtë punë me  99.885.928 Lekë pa TVSH. Ndërsa firma “ED KONSTRUKSION” Sh.p.k. ka bërë ofertën me vlerë 106.043.563 Lekë pa TVSH.

Po ashtu, “FLED” Sh.p.k. ka ofertë më të ulët me vlerë 107.870.420,70 Lekë pa TVSH. Akoma më e ulëtr është oferta e kompanisë “NIKA” Sh.p.k., që ofron të kryejë punën me 91.180.068 Lekë pa TVSH.

Edhe kompania “REJ” Sh.p.k. ka bërë ofertën ekonomike 99.010.579,50 Lekë pa TVSH. Kurse “SENKA” Sh.p.k. nuk ka bërë ofertë, ndoshta duke e ditur se cili është fituesi.

Së fundmi, vjen oferta e “VIANTE KONSTRUKSION” Sh.p.k.  me vlerë 97.296.373 Lekë pa TVSH, e cila ashtu si propozimet e tjera është hedhur në kosh.

Dhe megjithë këto oferta më të ulëta, komsioni i Tares ka favorizuar “NIEM” shpk, të cilën e ka shpallur fituese më 4 dhjetor 2025.

Tare i implikuar në skandalin e Inceneratorit Tiranë

Drejtori i Ujësjellësit Korcë, Petrit Tare, burri i ish-gjyqtares në Korçë, Entela Priftit, ka dëshmuar në qershor 2024 në SPAK rreth lidhjes së tij aferën e Inceneratorit të Tiranës dhe rolin e ministrit Niko Peleshi.

Kontaktin mes Klodian Zotos dhe Niko Peleshit, e ka bërë Drejtori i Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, i cili ka udhëtuar me lekët e Zotos së bashku me Niko Peleshin nga Shqipëria në drejtim të Italisë, për të parë impiante fotovoltaike, biznes që Zoto e kishte propozuar fillimisht verbalisht dhe 1 muaj pas vizitës ja ka shkuar me dokument propozimin UKKO-së (Shoqëria e Ujësjellësit).

“…për herë të parë, Klodian Martirin e kam njohur në kuadrin e këtij projekti nga prezantimi që më ka bërë drejtori i UKKO-së, Petrit Tare…”-ka deklaruar në SPAK Niko Peleshi.

Peleshi, tregon në dëshminë e tij se ai nuk ka pasur njohje me Zoton, por prezantimin me këtë individ ja paska bërë Petrit Tare, me detyrë drejtor i UKKO-së.

Tare, është burri ish-kryetares të Gjykatës së Apelit Korccë Entela Prifti, e shkarkuar nga procesi i “Vettingut”.

Marrëdhënia e tij me Zoton është hasur dhe tek blerja nga UKKO-ja e sahatëve për matjen e ujit, sende këto që u blenë pikërisht tek kompania e në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services”.

Siç del edhe në dosjen hetimore Petrit Tare, kishte krijuar më parë  një njohje me Klodian Zoton, ku fillimisht së bashku kanë rënë dakord për të bërë një investim të impiantit fotovoltaik në Korçë, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.

Por ky bashkëpunim mes burrit të ish-gjyqtares dhe Klodian Zotos, është zgjeruar më tej, pasi disa vite më vonë familjarët e Petrit Tares, do të bënin biznes dhe merrnin pagesa nga kompania e Klodian Zotos.

Kjo pasi në 10 shtator 2020, bashkëshortja e Petrit Tares, ish-gjyqtarja Entela Prifti, regjistron një kompani në QKB, me emrin “B by DC”. Kjo kompani ka aksionere të vetme “Dictum Consulting” me ortake të vetme Entela Priftin.

Ndërkohë në datën 14 dhjetor, sipas të dhënave zyrtare, “Dictum Consulting” i shet 100 për qind të aksioneve tek Elio Tare.

Pra, nëna i shet djalit 100 për qind të aksioneve të kompanisë që themeloi vetë 3 muaj më pare, me një çmim prej 100 lekë të reja.

Kjo kompani fillon shumë shpejt të marrë pagesa të majme nga “Integrated Energy”, kompania e inceneratorit të Tiranës, që zotërohet në hije nga Klodian Zoto.

Sipas të dhënave, nga tetori i vitit 2021 kompania e djalit të Petrit Tares, themeluar nga Entela Prifti, për një periudhë disamujore ka marrë 73 millionë lekë nga inceneratori i Tiranës.

Lidhur me marrëdhënien që Petrit Tare ka pasur me Klodian Zoton, në 14 shkurt 2024 Tare është thirrur në SPAK, duke dhënë dëshmi para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Tare ka deklaruar se:

“…nga viti 2013, muajin nuk e mbaj mend, kujtoj që erdhi një propozim nga shoqëria “F.M.O” shpk, në formë shkresore zyrtare drejtuar UKKO Sh.a, për ndërtimin e një impianti fotovoltaik me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.

Ky propozim ka ardhur nga Klodian Zoto dhe Arenc Myrtezani si përfaqësues të shoqërisë “F.M.O”.

Unë e dija paraprakisht, që do sillnin një propozim për ndërtimin e një impianti, pasi për këtë ne bëmë dhe një vizitë në Itali për të parë nga afër disa projekte fotovoltaike të shoqërisë “FUTURA”, me qëllim për t’u siguruar për kapacitetin e shoqërisë. Kjo vizitë në Itali, ka qenë, 1 muaj ose 2 muaj para propozimit.

Në këtë vizitë kam udhëtuar me Klodian Zoto dhe Niko Peleshi, nga Tirana nëpërmjet Rinasit në drejtim të Barit. Më pas atje kemi udhëtuar me makinë me qera për në Romë…”.

Sipas dëshmisë që Petrit Tare ka dhënë në SPAK makinën e ka paguar Klodiani, i cili kur zbritën në aeroportin e Barit, ka shkuar ka marë makinën dhe më pas është kthyer duke i marë të gjithë e më pas janë nisur drejt Romës.

“…biletën time të avionit e ka paguar Klodian Zoto, ndërsa për Niko Peleshin, nuk më kujtohet. Rrugës për në Romë, kemi parë impjante fotovoltaikë.

Në udhëtimin nga Bari për në Romë ka qenë prezent dhe shtetasi Mirel Mërtiri, por nuk më kujtohet se ku jemi takuar fillimisht. Nëse ka ardhur që nga Rinasi a jemi takuar në Bari, këtë nuk e mbaj mend.

Qëllimi i udhëtimit, ka qenë për të vizituar impjantet fotovoltaike të kompanisë italiane “Futura”, për të parë eksperiencën e tyre, kapacitetet dhe prezantimin e kompanisë.

Vendi ku ndodhej kompania ishte midis qytetit të Barit dhe Romës vendi i saktë nuk më kujtohet.

Aty kemi qëndruar një natë në hotel. Nuk e di kush ka paguar hotelin nëse ka qenë Klodian Zoto apo kompania italiane “Futura”, por di që unë s’kam paguar gjë.

Të nesërmen kemi vizituar impjante të tjera të kësaj kompanie dhe pasdite jemi nisur për në Romë…”-ka treguar Petrit Tare.

Më tej Petrit Tare ka treguar në SPAK se kur kanë mbërritur në Romë në darkë kanë shkuar në hotel, i cili ka qenë në qendër mbrapa Koloseut, por emrin e hotelit nuk e mbante.

Më pas nga hoteli kanë lëvizur me taksi për darkë dhe kanë shkuar në një restorant, të cilin Petriti nuk e mban mend me emër.

“…në restorant jemi takuar me Arben Ahmetaj dhe italian Francesco Pistritto. Nuk e mbaj mend mire a i gjetëm në restorant apo erdhën më vonë.

Kjo ka qenë hera ime e parë që jam takuar me Arben Ahmetaj, të cilin e njihja si emër, por jo nga afër.

Aty janë diskutuar biseda politike. Me sa kuptova, Arben Ahmetaj kishte lidhje shoqërore me Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por me Klodian Zoto ishte si më afrueshëm.

Gjithashtu dhe Francesco Pistritto, kishte njohje të mëparshme me ta. Më pas u ndamë dhe shkuam në hotel dhe të nesërmen jemi nisur për në aeroport për në Tiranë.

Edhe në këtë rast biletat e avionit ishin të paguara nga Klodian Zoto. Lidhur me pagesën e darkës mund të sqaroj se unë nuk kam paguar gjë.

Pas kësaj momenti propozimi i marrë nga “F.M.O” iu dërgua Këshillit Mbikëqyrës, në bazë dhe të një relacioni të shoqërisë UKKO sh.a. Këshilli Mbikëqyrës vendosi pozitivisht dhe më pas u vijua me miratimin nga Këshilli Bashkiak në cilësinë e pronarit të kompanisë UKKO.

Më pas këshilli bashkiak doli me vendimin që e pranoi projektin dhe nxori autorizim për mua në cilësinë e Drejtorit të shoqërisë UKKO, për kryerjen e procedurave për realizimin e këtij projekti.

Janë vijuar më pas të gjitha kërkesa për lejet, si leja për ndërtimin, leja për prodhim energjie, etj…”-ka treguar në SPAK, Petrit Tare.

Rrjeti që ka marrë para nga inceneratorët, nga afera më e madhe e korrupsionit deri më tani, është shtrirë në të gjithë vendin.

Pjesë e këtij rrjeti është edhe drejtori i Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare.

Kjo histori ka filluar me Ujësjellësin e Korçës me disa kontrata të lidhura, për “Financimin dhe Instalimin e një sistemi elektronik për matësit e ujit” nga Klodian Zoto dhe kompania e tij, “ITS”, me vlerë gati 6 milionë dollarë.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2014, sipas një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka zbuluar se ka pasur procedura të parregullta për financimin dhe instalimin e matësve.

KLSH ka dënuar me gati 10 milionë lekë të vjetër administratorin e kompanisë, titullarin e autoritetit, Petrit Tare. Në janar 2014, KLSH kallëzoi në prokurori edhe ish-drejtorin e Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, për shpërdorim detyre në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services”, por çështja me siguri është mbyllur nga ndikimi i i bashkëshortes që ishte gjyqtare.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

nga 27
18:36 | 12/12/2025
0

Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garanton lirinë e shprehjes dhe njeh rolin thelbësor të medias...

“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

nga 27
18:30 | 12/12/2025
0

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarë e deputetë në Elbasan. Gjatë fjalës së tij, Berisha...

Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

nga 27
18:18 | 12/12/2025
0

“Plani i paqes është: prano ose lëre”, ky ishte mesazhi që presidenti amerikan, Donald Trump u dërgoi dje udhëheqësve evropianë...

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit në kamping, nipi dhe miku biznesmen mohojnë akuzat (VIDEO) –

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit në kamping, nipi dhe miku biznesmen mohojnë akuzat (VIDEO) –

nga 27
18:08 | 12/12/2025
0

Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda të Greqisë, të pronarit të kampingut dhe...

Para
Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun –

Kushtetuesja kthen në detyrë ministren Belinda Ballukun -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –

18:36 | 12/12/2025
“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

“Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

18:30 | 12/12/2025
Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

18:18 | 12/12/2025
Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit në kamping, nipi dhe miku biznesmen mohojnë akuzat (VIDEO) –

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit në kamping, nipi dhe miku biznesmen mohojnë akuzat (VIDEO) –

18:08 | 12/12/2025
Dua një stadium dhe ëndërroj për Formula 1 në Napoli –

Dua një stadium dhe ëndërroj për Formula 1 në Napoli –

18:00 | 12/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –
  • “Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –
  • Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –
  • Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit në kamping, nipi dhe miku biznesmen mohojnë akuzat (VIDEO) –
  • Dua një stadium dhe ëndërroj për Formula 1 në Napoli –
  • Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Narges Mohammadi, arrestohet në Iran –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Televizionet nën kontrollin e plotë të qeverisë! –
  • “Shqipëria pa opozitë” ishte vendim makabër i Ramës dhe Sorosit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com