Drejtori i FBI ngre alarmin: Tik Tok cënon sigurinë kombëtare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i FBI ngre alarmin: Tik Tok cënon sigurinë kombëtare

09:09 | 03/12/2022
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Drejtori i FBI-së, Chris Wray po ngre shqetësime për sigurinë kombëtare në lidhje me platformën TikTok, duke paralajmëruar të premten se kontrolli i aplikacionit popullor të ndarjes së videove është në duart e një qeverie kineze “që nuk ndan vlerat tona”.

Zoti Wray tha se FBI-ja ishte e shqetësuar se kinezët kishin aftësinë për të kontrolluar algoritmin e rekomandimit të aplikacionit, “i cili u lejon atyre të manipulojnë përmbajtjen, dhe nëse duan, ta përdorin atë për operacione influencimi”. Ai gjithashtu pohoi se Kina mund të përdorë aplikacionin për të mbledhur të dhëna për përdoruesit e saj që mund të përdoren për operacione tradicionale të spiunazhit.

“Të gjitha këto janë në duart e një qeverie që nuk i ndan vlerat tona dhe që ka një mision që është shumë në kundërshtim me atë që është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Kjo duhet të na shqetësojë”, i tha zoti Wray një audience në Shkollën e Politikave Publike Gerald R. Ford të Universitetit të Miçiganit.

Këto shqetësime janë të ngjashme me ato që ai ngriti gjatë seancave në Kongres muajin e kaluar kur u ngrit çështja dhe gjatë një dialogu të vazhdueshëm në Uashington rreth aplikacionit.

TikTok është në pronësi të kompanisë ByteDance me bazë në Pekin. Një zëdhënës i TikTok-ut nuk ktheu menjëherë përgjigje për koment të premten.

Por në një seancë dëgjimore të Senatit në shtator, Shefja Operative e TikTok-ut, Vanessa Pappas iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të të dyja partive duke thënë se kompania mbron të gjitha të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se zyrtarët e qeverisë kineze nuk kanë qasje në to.

“Ne kurrë nuk do të ndajmë të dhëna, dhe pikë,” tha zonja Pappas.

E shqetësuar për ndikimin e Kinës mbi TikTok-un, administrata Trump në vitin 2020 kërcënoi se do ta ndalonte aplikacionin brenda SHBA-së dhe i bëri presion kompanisë ByteDance për t’ia shitur platformën TikTok një kompanie amerikane. Zyrtarët amerikanë dhe kompania janë tani në bisedime për një marrëveshje të mundshme që do të zgjidhte shqetësimet e sigurisë amerikane, një proces që zoti Wray tha se po ndodhte nëpër agjencitë qeveritare të SHBA./ VOA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Me pistoletë në lokal, arrestohet 43-vjeçari me precedent kriminal –

Me pistoletë në lokal, arrestohet 43-vjeçari me precedent kriminal -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër –

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër –

08:55 | 18/01/2026
Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë –

Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë –

08:37 | 18/01/2026
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026 –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026 –

08:19 | 18/01/2026
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot –

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot –

08:07 | 18/01/2026
Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –

23:01 | 17/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër –
  • Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë –
  • Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026 –
  • Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot –
  • Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar –
  • Evropa do të përgjigjet e bashkuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër –
  • Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com