Drejtori i Doganave: Shërbim 24 orë në të gjitha degët, lehtësira për transportin e mallrave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Doganave: Shërbim 24 orë në të gjitha degët, lehtësira për transportin e mallrave

10:08 | 17/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi njofton qytetarët se shërbimi doganor shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Bardhi njofton se zinxhiri i shkëmbimeve tregtare import-eksport vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

DEKLARATA E PLOTE
Nisur nga interesi i madh i medias dhe publikut mbi funksionimin e Strukturave Doganore gjatë kësaj periudhe të vështirë që po kalon jo vetëm vendi ynë, por e gjithë bota, ju bëj me dije se
në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria për situatën e krijuar nga Covid 19, Shërbimi Doganor Shqiptar është 24 orë në punë në të gjitha degët, veçanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Më lejoni të theksoj, se zinxhiri i shkëmbimeve tregtare import-eksport vijon rregullisht në të gjitha pikat doganore dhe me të gjitha vendet.

Gjithashtu ju bëj me dije, se në bazë të VKM nr. 269, “Për miratimin e propozimit të përbashkët të përgatitur nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit dhe Sekretariati i CEFTA-s, për të lehtësuar transportin e mallrave të nevojës së parë brenda Ballkanit Perëndimor”, palët e CEFTA kanë përcaktuar pikat “të gjelbra” prioritare të kalimit kufitar, të cilat për Republikën e Shqipërisë janë degët doganore Durrës, Morinë, Shkodër (Hani i Hotit), Qafë Thanë dhe Kakavijë.

Shërbimet dhe procedurat operacionale vijojnë ndaj operatorëve ekonomikë dhe të gjithë zinxhirit të importuesve dhe transportueseve të mallrave, duke krijuar lehtësi për mallrat ushqimore, për të cilat nuk ka patur asnjë pengesë deri tani në të gjitha Degët Doganore.

Sekretariati i CEFTA-s në bashkëpunim me të gjithë vendet anëtare ka përpiluar gjithashtu, një listë me mallra me rëndësi parësore në funksion të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID 19, nga popullata dhe autoritetet shëndetësore. Lista e mallrave përfshin produkte ushqimore, medikamente, dizinfentantë, maska, doreza, pajisje mjekësore, etj.

Si të tilla, të gjitha palët e CEFTA janë dakordësuar që autoritetet doganore dhe autoritetet e tjera që operojnë në kufi, të përshpejtojnë kalimin e këtyre mallrave në kufi përmes krijimit të korridoreve/korsive “të gjelbra”. Mjetet që transportojnë këto mallra, janë të autorizuara të anashkalojnë çdo radhë të mundshme në hyrje/dalje nga territoret e palëve të CEFTA, si dhe do të kenë përparësi në kryerjen e të gjitha procedurave, përfshirë kontrollet doganore dhe ato të autoriteteve të tjera që operojnë në kufi.

Autoritetet doganore të palëve të CEFTA, njoftohen paraprakisht mbi mbërritjen e këtyre mallrave të nevojës parësore, nëpërmjet sistemit elektronik të shkëmbimit të të dhënave SEED. Ky informacion u përcillet në kohë reale, të gjitha autoriteteve të tjera, sipas pikave të kontaktit të përcaktuara paraprakisht prej tyre.

Funksionimi i pikave doganore do të jetë 24 orë në 7 ditë në funksion të operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu dua të përcjell një falenderim dhe mirënjohje për punën e secilës strukturë doganore dhe për çdo punonjës të doganës që në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës.

Shëndeti i pari!

?FRIKË ASPAK, KUJDES PO

Etiketa: Drejtori i Përgjithshëm i DoganaveGjon BardhiShërbim 24 orë

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
Koronavirusi/ Italia bën zbulimin për ndalimin e këtij virusi

Konfirmohen me koronavirus 4 punonjëse fasonerie në Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com