Drejtori i Ballukut i jep 800 mijë eurot e ujësjellësit Yzedin Bozhajt me ofertën më të shtrenjtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Ballukut i jep 800 mijë eurot e ujësjellësit Yzedin Bozhajt me ofertën më të shtrenjtë

14:38 | 27/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Banorëve të zonës së Kafarajt në Fier prej kohësh u kanë premtuar deputetët dhe kryetari i bashkisë t’u ndërtojnë ujësjellësin. Shpresat u janë rritur se po vijnë një zgjedhjet e reja. Prej një 10 vjetësh projekti qëndron në sirtar, ndërsa zvarritja vjen nga pazaret e njerëzve të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, që drejtojnë shoqërinë e Ujësjellësit Fier.

Pse u anulua tenderi i ujësjellësit?

Nëse do të ndjekësh fatin e parave të ujësjellësve, shiko kush janë drejtorët! Më 3 shtator 2024, ndërsa drejtor ishte Petrit Kanani, u shpall në Agjencinë e Prokurimeve Publike prokurimi me objekt “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven, Adë, Bashkia Fier”. Me fond limit 66 500 000,00 lekë, pa llogaritur vlerën e TVSH.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

 

Më 23 shtator 2024 tenderi u anulua. “Për shkak se dokumentet e tenderit përmbanin gabime ose mangësi të rëndësishme”. Nuk e dimë se çfarë ishte gatuar keq, por në dokumentet e tenderit bie në sy rritja dyfish e fondit limit përmes një rivlerësimi të projektit. Pra, anulimi lidhet me shifrat e parave.

Hartimi i projektit të objektit të mësipërm, është bazuar në programin e investimeve për vitin 2023 të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Vlera paraprake e preventivit në projektin e vitit 2015 është 45,210,000 lekë me TVSH.

Por çka ndodhur? Shifra e investimit është rivlerësuar sipas çmimeve të VKM.nr.216 datë 13.04.2023 si dhe janë shtuar matësit të ujit për çdo konsumator.

Pas këtij veprimi, vlera e realizimit te punimeve të ndërtim montimit të ujësjellësit ka shkuar në 79,807,872.19 lekë me TVSH (800 mijë euro). Pra, çmimi i zvarritjes dhe i korrupsionit e çoi në dyfish vlerën që do të paguajë taksapaguesi për ujësjellësin e këtij fshati.

Mbi këtë bazë është vendosur fondi limit/vlera e pritshme e kontratës në 66,500,000 (gjashtëdhjetë e gjashtë milion e

pesëqind mijë) lekë pa tvsh, i shtrirë në 3 vite Financiare, përkatësisht 2024, 2025 dhe 2026.

Për të kuptuar që fondi është një shifër fryrë pa logjikë, po ju sjellim vetëm një shembull që lidhet me popullsinë që do të furnizohet nga ujësjellësi. Mbi bazën e kësaj shifre lëvizin volumet e furnizimit, përmasat e tubave, kapaciteti i rezervuarit etj. Popullsia e zonës Kafaraj, Cerven dhe Adë, në vitin 2023 është 3000 banorë, ndërsa sipas projeksioneve të Ujësjellësit në vitin 2048 do të shkojë në 5610 veta. INSTAT, IOM, BB, të gjitha studimet thonë se në Shqipëri do të ulet numri i popullsisë, ndërsa në Kafaraj thuajse do të dyfishohet. Se çfarë gabimesh janë bërë në dokumente, nuk tregohet konkretisht, por vlera e fondit limit nuk ndryshon.

Drejtorët e Belindës në ujësjellës

Nëse do të ndjekësh fatin e parave të ujësjellësve, shiko kush janë drejtorët!  Këto letra i ka firmosur ish drejtori i Ujësjellësit, Petrit Kanani. Ai është një drejtues që Kryeministri Rama e shkarki nga Hipoteka, por më pas u emërua në krye të Ujësjellësit. Është zyrtarit që u bë shembull nga “Rilindja” në “luftën” ndaj korrupsionit. “Kur pashë këtë raportin e sotëm i kam kërkuar shkarkimin e drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për të gjithë përgjegjësit për këtë lloj zvarritje”, u shpreh kryeministri në takimin live në 6 shtator 2018.

Por Kanani mbijetoi dhe drejtoi Ujësjellësin, ku shkëlqejnë bëmat me tenderat. “Kryevepra” e tij ishte më 6 gusht 2024, tenderi me objekt  ‘Ndërtim KUZ në lagjen Afrim, Bashkia Fier’. Kjo është një lagje të vogël në hyrje të Fierit, në anën perëndimore, që ka shtrirje rreth 5 hektarë. Sistemi i kanalizimeve dhe një vaskë betoni për dekantimin do të kushtojnë jo pak, por 145 104 029,00 lekë. Duke përfshirë TVSH, kontrata arriti 174,124,834.8 lekë ose 1.75 milionë euro.

Paratë i shkuan firmën  ”DESARET COMPANY”, në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta. Në tenderët me vlerë të lartë, pjesëmarrja e operatorëve është gjithmonë shumë e lartë dhe ligji mbi prokurimet kërkon që të ketë konkurrencë. Me sa duket porosia nga lart (e Ballukut) e zhvlerëson garën dhe e kthen tenderin në procedurë fiktive. Kështu, qysh në fazën e parë, drejtori i Ballukut ka përjashtuar nga gara 11 oferta ekonomike.

Edhe tenderi i ujësjellësit të Kafarajt këtë rrugë po ndjek. Kanani e ka rishpallur tenderin më 7 nëntor 2024 dhe dokumentet duheshin dorëzuar  më 27 nëntor 2024.

Por letrat do t’i përfundonte një tjetër njeri i Belinda Ballukut. Administratori i ri Mario Bakalli që ka zënë vendin e Kananit është zyrtarizuar më datë 2 dhjetor 2024. Nuk pritej asgjë e re përveç ndryshimit të emrave.

Mario Bakalli është një person i besuar i zëvendëskryeministres. Bakalli pasi ishte sprovuar në forumet dhe shtabet e Belindës gjatë zgjedhjeve, ka qenë drejtues i Task Forcën e krijuar për menaxhimin e ujërave. Ka drejtuar më vonë Ujësjellësin e Dibrës deri në prill 2024, ku ka zhvilluar edhe tendera në shkelje të ligjit. Më 39 mars 2024, Komisionieri për të Drejtën e Informimit e sanksionoi z. Mario Bakalli me gjobë në vlerën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, pasi në mënyrë arrogante nuk jepte llogari për fondet.

Gjatë kohës që kur ishte drejtor, një tender me vlerë rreth 75 mijë euro i zhvilluar nga Ujësjellësi i Dibrës ka ngritur dyshime të forta për korrupsion duke e detyruar Komisionin e Prokurimeve Publike që të urdhërojë nisjen e hetimeve nga Agjencia e Prokurimeve. Tenderi i zhvilluar në datën 9 gusht 2023 ka patur si objekt “Implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të faturimit, migrimin e të dhënave, ofrimi shërbimit dhe integrimi i sistemit të fiskalizimit” për shoqërinë rajonale Ujësjellës-Kanalizime Dibër.

Pasi qenka ulur drejtor në zyrën e tjetër ujësjellësi, firma e parë që ka hedhur është për tenderin që po raportojmë.

Tenderi i Marios me “Flamur të kuq”

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është thelbi shkeljeve të kryera në këtë tender. Sipas Open Data Albania, tenderi vlerësohet me “Flamurin e Kuq”, shenja e riskut të korrupsionit.

Prokurimi “Rikonstruksion i Ujësjellësit fshati Kafaraj, Çerven, Adë, Bashkia Fier”, pasi u mor në dorë nga drejtor Mario Bakalli, u zhvillua më 26 dhjetor 2024. Pavarësisht interesit të 6 kompanive, u eliminua gara dhe u skualifikuan të gjitha ofertat.

Madje, nuk u përfill fakti që disa oferta ishin më të ulëta dhe ia vlente nga pikëpamja ekonomike që të shihej cili propozim ishte më i përshtatshëm.

Konkretisht bashkimi i operatorëve “K.M.K” SHPK & “Caushi M” SHPK ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 50,368,714.2 lekë pa TVSH.

“LLAZO” shpk, me NIPT K24218401K, ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 50,198,966 lekë. Bashkimi “PE-VLA-KU” shpk dhe “PE-VLA-KU” shpk dega Kosovë ka ofruar 51,859,737.85 lekë. Bashkimi “SARDO” SHPK & “2Z KONSTRUKSION” ka ofruar për këtë tender vlerën ekonomike në total 51,500,000 lekë pa TVSH. “XHAST SHPK” SHPK ka ofruar 58,107,291.98 lekë pa TVSH.

Si u favorizua biznesmeni Yzedin Bozhaj?

Më 22 janar 2025, drejtori i Ballukut e lidhi kontratën me kompaninë “SHENDELLI SHPK” me ofertë fituese pa TVSH 51 838 326,00 lekë. Kjo është firma me pronar Yzedin Bozhajn.

Përveçse kjo kompani kishte ofertën më të shtrenjtë, ka angazhime të tjera në kuadër të tenderave fituar në të njëjtën kohë me këtë prokurim, Kështu, firma “Shëndelli” më 21 janar 2025, ka firmosur kontratën me bashkinë Sarandë për tenderin “Rikualifikim rrugë të brendshme Lagjia 3 dhe 4”, me vlerë 21 558 333,00 lekë. Kjo kontratë e ka afatin dy muaj dhe kërkon angazhimin e mjeteve dhe të paktën 10 punonjësve.

Një tjetër kontratë që Bozhaj e ka fituar me “Flamur të kuq”, është me bashkinë Finiq me objekt “Rehabilitimi i kanalit “Thoma Filipeu”, ( Loti 1)”, me fond limit 103 188 794,00 me afat 2 vjet.

Kontrata që është firmosur më 5 nëntor 2024, kërkon nga “Shëndelli” angazhimin e minimalisht 60 personave, po ashtu të një numri të madh mjetesh për realizimin e punimeve.

Ndërkohë, sipas kontratës së firmosur nga Mario Bakalli kërkohen të angazhohen 30 punonjës.

Pra, ku do t’i çojë më parë forcat dhe mjetet kjo kompani? Tashmë fati i ujësjellësit është dorën e të mbiquajturit “oktapodi” Bozhaj, i cili ka marrë miliarda lekë tendera duke u favorizuar nga zyrtarë të korruptuar.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Denoncohet në KPP pazari i Rakip Sulit për tenderin 780 MLN lekë të rrugës “Nënë Tereza”

Denoncohet në KPP pazari i Rakip Sulit për tenderin 780 MLN lekë të rrugës “Nënë Tereza”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com