Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet e saj në rrugë për të ndëshkuar shoferët rebelë dhe në shkelje të rregullave të qarkullimit. Si rezultat i kontrolleve, u evidentua dhe u godit një rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike. Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. S., 24 vjeç, i cili pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij e çoi kështu në 25 numrin e drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...









