Një punonjës i policisë, Altin Bega ka rënë në pranga. 50-vjeçari u kap duke drejtuar makinën e tij tip “Audi”, pa patentë. Por jo vetëm kaq, polici Bega ka dalë pozitiv edhe në testin e drogës. “Nga testi i shpejtë për prezencën e alkoolit dhe lëndëve narkotike ai ka rezultuar pozitiv në treguesit që i korrespondojnë prezencës së Cannabis Sattiva dhe negativ në përqindjen 0.00 e alkoolit.
Ky shtetas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë dhe në vijim, veprimet u kryen nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të AMP.
Pas njoftimit verbal të Prokurorit të gatshëm, shtetasi A.B. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.”-sqaron policia.
Erion Veliaj i firmos çekun 600 milionë lekë Vilma Nushit për stilolapsa dhe rapidograf
Kryebashkiaku i Tiranës është lëshuar pa frena mbi paratë e arkës së bashkisë. Madje po boshatiset buxheti edhe për të...